BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, vjen reagimi surprizë nga kreu i Kuvendit të Serbisë

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, vjen reagimi surprizë nga kreu i

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi me rastin e konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, se të gjithë ata që kanë kryer krime duhet të mbajnë përgjegjësi, por që nga aktakuza deri në aktgjykim ka shumë kohë.  
Ai nuk komentoi mbi aktakuzën kundër Thaçit dhe procedurën në përgjithësi, duke deklaruar se organet politike dhe politikanët në Serbi reaguan shumë të përmbajtur dhe dhanë deklarata në lidhje me arrestimin e Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.

Por ai deklaroi se ishte mirë që prokuroria dhe gjykata filluan të punonin. Daçiç kujtoi se deri më tani krimet kundër serbëve nuk janë sanksionuar në Kosovë.

"Është e rëndësishme të sigurohet mbrojtja e dëshmitarëve në mënyrë që të mos ndodhë, si në rastin e (Ramush) Haradinaj, që të gjithë dëshmitarët thjesht të zhduken. Kështu që në fund, sipas vendimit të gjykatës në Hagë, Haradinaj u la i lirë për shkak të mungesës së dëshmitarëve," tha Ivica Dacic në Asamblenë Kombëtare.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.