BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Rajoni

Akuza ndaj Thaçit, Hoti i vendosur: Dialogun e drejtoj unë, gati grupi i ekspertëve negociues

Akuza ndaj Thaçit, Hoti i vendosur: Dialogun e drejtoj unë, gati

Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje qeverie, ku u fol fillimisht për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri Avdullah Hoti, në fjalën e tij theksoi se Kosova është shumë e gatshme që të marrë pjesë në dialog dhe se dialogu nuk ka alternativë. Hoti nënvizoi se është më se e qartë që procesi i dialogut do të udhëhiqet nga Kryeministri i vendit. “Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Ne duhet tregojmë përkushtim dhe gatishmëri si shtet që të hyjmë në këtë proces, Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe nga qeveritë e kaluara, punë që tani është duke u sistemuar”, foli Hoti.

Krijimi i Këshillit të Ekspertëve

Një nga vendimet që u mor në mbledhjen e kabinetit qeverisës ishte edhe krijimi i Këshillit të Ekspertëve për dialogun Prishtinë- Beograd. Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë. “Këshilli i Ekspertëve bënë analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për çështje të dialogut me Serbinë sipas temave që diskutohen në dialog, si dhe përgatit raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike, faktografike dhe të tjera sipas nevojës. Kryeministri emëron koordinatorin shtetëror për dialog i cili udhëheq me punën e këshilli dhe njëkohësisht është këshilltar i kryeministrit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt atij. Koordinatori për dialog është person kontaktues dhe koordinues në emër të kryeministrit me të gjitha palët përfshirëse për dialog”, tha Selmanaj. Emrat anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve nuk janë bërë ende të ditur, ndërkohë që pas themelimit të Këshillit, kryeministri Hoti, pritet të emërojë koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për dialog. Dialogu pritet të rifillojë pas ndërprejs së këtij procesi në vitin 2018, nga vendosja e tarifave 100% të mallrave serbe dhe boshnjake. Tashmë këto masa janë hequr çka nënkupton edhe heqjen e pengesave për rifillimin e procesit.

Anullohet vendimi për kthimin e ambasadorëve

Qeveria e Kosovës ka anuluar dje vendimet e ish-ministrit Konjufca për kthimin e ambasadorëve. Ish- këshilltari i tij, Kreshnik Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndër vendimet që janë anuluar janë ato për kthimin e shefave të misioneve, largimi nga Shërbimi Diplomatik të 14 konsujve të cilët ishin dërguar në misione pa kaluar në procedura paraprake e pa qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca”, ka shkruar ai.

Ndër vendimet e anuluara janë “Propozimi për kthimin e shefave të misioneve të cilët shkelin nenin 7.8 dhe krijojnë situatë e cila është në mospërputhje me nenin 7.7 të Ligjit Nr. 03/L-207:

Së paku 50 % e emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës; Të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm; Largimi nga Shërbimi Diplomatik i 14 konsujve të cilët ishin dërguar në misione pa kaluar në procedura paraprake e pa qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.