
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Akuza për shpërdorim detyre, Shkupi i bën kërkesën urgjente Hungarisë në lidhje me Gruevskin

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Shtator 2022

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ditën e sotme se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik, për shkak të, siç ka thënë, “ndjekjes politike nga Qeveria e kryeministrit (të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaev”.
Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Qeveria maqedonase e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg. Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë dhe një të shkallës së parë, por edhe me disa procese gjyqësore që janë duke vazhduar.
Ministria maqedonase e Drejtësisë njoftoi se është duke ndjekur procedurat gjyqësore dhe se do të kërkojë edhe një herë që Gruevski të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. “Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një tjetër në qershor të vitit 2019. Kërkesa për ekstradim përfshin të gjitha rastet për të cilat kemi dijeni se janë duke u zhvilluar procedura para organeve gjyqësore maqedonase, gjegjësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar fletë-arrest”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 tetor të vitit 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas ligjit hungarez, një person nuk mund të ekstradohet në vendin nga i cili ka ikur.
Ndjekja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe zyrtarëve të tjerë ishte iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga Zoran Zaev, ish-kryetari i Lidhjes Social Demokrate, parti e cila në atë kohë ishte në opozitë. Nikolla Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri më 2016.
Më të lexuarat


Tensionet në parlamentin serb, Nazarko "zbërthen" situatën: Sot pamë kush ishin pro-rusët e vërtetë në Serbi, Vuçiç po ul kokën para Perëndimit

“Më lidhën duart dhe më vunë një...”/ Horror në Greqi, babai e gjyshja abuzojnë seksualisht dhe filmojnë 4-vjeçarin

"Perëndimorët kërcënuan me pasoja nëse...", Vuçiç plas deklaratën e fortë para deputetëve serbë

Vuçiç në Kuvendin e Serbisë, ja detaji i pazakontë që e shoqëron presidentin serb

Kurti vendosi 6 kushte për Asociacionin, reagon me shpejtësi Vuçiç: Ai thjeshtë nuk dëshiron ta krijojë

Vuçiç flet në Kuvendin e Serbisë, zbulon pikën më problematike në propozimin për Kosovën

Sërish tensione në Kosovë/ Serbët lokalë bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve për ndërtimin e bazës së re kufitare, ja çfarë pritet të ndodhë

Aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak

Kaos në Serbi! “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike e ashpër mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

Media serbe paralajmëron sanksione të hekurta nga SHBA për Kosovën nëse nuk pranon Asociacionin: Izolim dhe zgjedhje të reja në Prishtinë, ja dy skenarët e fortë amerikanë që e presin Kurtin
