BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Rajoni

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të

Nga Nju Jorku, nga seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se në 72 orët e ardhshme, për shkak të presionit në rritje, do zbulojë informacione të rëndësishme për publikun. Për ta bërë dramën edhe më të madhe, u bë e ditur se presidenti, për shkak të opinioneve dhe qëndrimeve të ndryshme, si në publik ashtu edhe në kryesinë më të lartë shtetërore, do të shpallë planin e tij se si dhe me çfarë rruge të vazhdojë Serbia. Mediat serbe shkruajnë se askush, madje as bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nuk e dinë saktësisht se çfarë “vendimesh të tmerrshme” do të shpallë Vuçiç. Burimet e “Danas” dyshojnë se do të jetë një tjetër performancë për publikun dhe se Vuçiç do të njoftojë se “pas reflektimit dramatik do të marrë një tjetër vendim dramatik”.

Perëndimi “masakron” si asnjëherë më parë Serbinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se vendi i saj aktualisht po përballet me presionet më të mëdha dhe më të vështira që nga viti 1999, veçanërisht pas Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjatë një interviste vlerësoi se reagimet ndaj planit të nënshkruar konsultativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë janë vetëm një justifikim për sulmet ndaj Serbisë dhe theksoi se plani nuk ka fuqi ligjore sepse sipas saj nuk është miratuar nga Qeveria e Serbisë. “Bëhet fjalë për presionet më të mëdha dhe më të rënda ndaj Serbisë deri më tani, që nga viti 1999. Ajo kujtoi se të gjithë ata që “dëgjuan me vëmendje presidentin Vuçiç në fjalimet dhe bisedat e tij gjatë korrikut dhe gushtit”, e dinë se ai e ka përmendur qartë disa herë se në gjysmën e dytë të shtatorit presioni ndaj Serbisë do të jetë i pabesueshëm. “Kjo është ajo që po ndodh tani.” Sidomos pas prezantimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku mbajti një fjalim krejtësisht të sinqertë, të hapur, jashtëzakonisht të guximshëm dhe ku tha të vërtetën absolute pa emocione të tepruara dhe u fryu në fytyrë të gjitha fuqive të mëdha. Të nesërmen i thashë se nuk do t’i falet kjo”. Ajo theksoi se plani i konsultimit me Rusinë është çështje teknike dhe se është një dokument jodetyrues që është nënshkruar prej 26 vitesh. “Sikur të kishte parë ndonjë nga ata që kritikojnë dhe sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, do të kishin parë se, për dallim nga planet e ngjashme, në këtë nuk përmendet as aspekti i sigurisë, as nuk përmendet ndonjë lloj bashkëpunimi ushtarak. ” Kjo është në konsultim me një vend të rëndësishëm që nuk e njeh Kosovën, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, për interesat tona kombëtare”, tha Bërnabiç.

SHBA-BE presion të fortë

Ndërkombëtarët po ushtrojnë presion të fortë ndaj Serbisë. Pas BE, ujdia mes ministrave të jashtëm, Sergei Lavrov dhe Nikola Selakoviç ka shqetësuar dhe Shtetet e Bashkuara. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ditën e djeshme se pret shpjegime nga Serbia se çfarë ka në përmbajtje dokumenti i bashkëpunimit që nënshkroi me Rusinë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai shtoi se në këto momente, kur Rusia ka sulmuar një vend fqinj dhe kërcënon mbarë botën me armë bërthamore, askush nuk duhet të nënshkruajë ujdi me zyrtarë të Moskës. “Askush nuk firmos asgjë, përveç rekrutëve të varfër, të mobilizuar për atë luftë, një sulm agresiv nga një vend ndaj fqinjit të tij. Prandaj është e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë dhe presim të dëgjojmë më shumë dhe të shpjegohet” , theksoi ai.

Ministri kroat: Njohja e Kosovës nga Serbia është e afërt

Nga ana tjetër, gjithë ky presion nga ndërkombëtarët do të ketë një finalizim dhe ajo do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Ministri kroat për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gordan Grliq-Radman, në një intervistë, ka vlerësuar se muajt e ardhshëm janë vendimtarë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mesazhin se njohja e Kosovës nga Serbia është e pashmangshme. Ai shtoi se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, përfshirë atë për Bashkimin e Komunave Serbe, por, sipas tij, ZSO duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe “nuk duhet të ketë kompetenca që kërcënojnë sovraniteti dhe funksionaliteti i Kosovës”.