BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Rajoni

Albin Kurti dhe Borrell përplasen në Bruksel, ja arsyeja

Albin Kurti dhe Borrell përplasen në Bruksel, ja arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar tha se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Përkitazi me këtë qëndrim, Borrell tha se nuk mund të ketë takim të ri të nivelit të lartë në dialog, derisa palët nuk kanë vullnet për rezultate konkrete.

“Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga dy palët. Sepse adresimi i nevojave të komunitetit serb është element i rëndësishëm i procesit të normalizimit. Me të njëjtat fjalë e kemi trajtuar këtë çështje me kryeministrin Kurti. Pra kjo pjesë e marrëveshjes duhet të implementohet”, tha ai.

Por Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm njërës prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Kurti.

Tutje ai shtoi se kur është bërë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, asnjë serb i Kosovës nuk ka protestuar.

“Mbaj mend më 23 dhjetor 2015, kur u bë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, asnjë serbë i Kosovës nuk kishte protestuar, vetëm Beogradi.  Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter diplomatik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai dhe po e riktheksoj se në dhjetor të 2015 serbët e Kosovës nuk është se janë marrë me vendimin e Kushtetueses, ka qenë Beogradi që është ankuar”, deklaroi ai.

Tutje, kryeministri Kurti vazhdoi duke thënë se dialogu nuk duhet të shërbej një politikani të caktuar por qytetarëve të Kosovës

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë, për të kënqur një politikan apo tjetër nuk janë demokratike, unë jam demokrat. Dhe, mu për këtë besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të jenë për të kënqur një politikan apo për të shpëtuar lëkurën e një politikani, apo fytyrën e një tjetri, por t’i shërbejmë popullit, duhet të jemi në shërbim të popullit. Dhe, kam frikë që ky Asociacion i Komunave me shumicë serbe, është në shërbim të Beogradit shumë më shumë sesa ndonjë qytetari serb të Kosovës, të cilëve ju shërbej po aq si kryeministër i Kosovë”, tha Kurti

Pavarësisht këtij qëndrimi, Borrell përsëriti gjatë konferencës se duhet të implementohet e marrëveshja për Asociacionin.

Madje, Borrell e quajti marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen.

“Me lejoni të them se edhe unë jam demokrat, dhe nuk jam këtu për t’i shërbyer cilitdo politikan, nga cilado anë. Ajo që ka ndodhur me tabelat e veturave ka dëshmuar dhe duhet të jetë shembull që dialogu është i vetmi forum për të trajtuar e zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Do të doja të merrni parasysh rëndësinë e dialogut, për të tejkaluar vështirësitë për dialogun për integrim në Bashkësinë Ndërkombëtare. Nuk pajtohem me juve kur thoni që Gjykata Kushtetuese e bënë të pamundur implementimin e Asociacionit. Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkoj vazhdimisht implementimin e kësaj marrëveshje. E di që ka marrëveshje të pazbatuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Më të lexuarat