BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Rajoni

Albin Kurti hoqi taksën 100% ndaj Serbisë, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Albin Kurti hoqi taksën 100% ndaj Serbisë, ja çfarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifat për importet nga Serbia dhe Bosnja.

Më tej kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë lart vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind dhe në shkëmbim t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020”.

Ai tërhoqi vërejtjen që në rast se “Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës për eliminimin e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës duke filluar nga 1 prilli do të fillojë zbatimin e gradual të parimit të reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”.

Kryeministri Kurti tha se “në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës duke filluar nga 15 qershori do të rikthej tarifat për importet nga Serbia”.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e quajti “mashtrues” kryeministrin Kurti, i cili sipas rij “u dorëzua para Serbisë”. Në një postim në rrjetin facebook, ai shkroi se “ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, shkroi ai.

Vendimi i kryeministrit Kurti, pasoi një periudhë trysnie për heqjen e tarifave që u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e ish kryeministrit Haradinaj, për t’ju kundërvënë fushatës serbë kundër shtetësisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara shtuan trysninë ndaj zotit Kurti që nga themelimi i qeverisë së tij më 6 shkurt për heqjen e tarifave, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës./voa