BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Rajoni

Albin Kurti i jep goditje Haradinajt, shfuqizon vendimin për rritjen e pagave të ministrave

Albin Kurti i jep goditje Haradinajt, shfuqizon vendimin për rritjen e

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe ditën e martë, dje qeveria “Kurti” shfuqizoi vendimin e marrë nga qeveria e Ramush Haradianjt mbi dyfishimin e pagave të zyrtarëve qeveritarë. Vendimi mbi rritjen e pagave ishte marrë në dhjetor të 2017 dhe kishte efekt mbi zyrtarët qeveritarë dhe mbi të punësuarit e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë shfuqizimi i ardhur dje nga Kurti specifikon se përgjysmimi i pagave do të bëhet vetëm për kryeministrin, ministrat dhe zyrtarët në pozita qeverisëse dhe nuk ka ndikim mbi sistemin e drejtësisë. “Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë kryeministri Kurti. Me dyfishimin e pagës Haradinaj kishte një pagë bruto prej 2.950 bruto në muaj ndërkohë që pas vendimit të djeshëm, pasardhësi i tij Kurti do marrë 1.500 euro në muaj. Vendimi i Haradinj është dërguar në atë kohë edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Kurti dhe LVV, mirëpo Gjykata ka dalë me vendimin që dyfishimi i pagave nuk përbënte shkelje të Kushtetutës.

Qeveria Kurti, gjithashtu mori vendim që të shfuqizojë të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve kombëtar, pozita këto që ekzistonin gjatë mandatit të qeverisjes së ekzekutivit të kaluar. Sipas këtij vendimi, qeveria ka shkarkuar koordinatorin nacional për reforma shtetërore, koordinatorin për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport, koordinatorin nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, koordinatorin nacional për Integrim dhe anëtarësim në NATO, pastaj është shfuqizuar vendimi për emërimin e udhëheqësve të projektit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë, si dhe është shfuqizuar vendimi për themelimin e task-forcës kundër narkotik tek të rinjtë dhe siguri në shkolla.

Reagon Haradinaj

Lidhur me vendimin e Kurtit ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur vendimin e qeverisë për pagat, narrativë mashtruese, që siç thotë ai, Vetëvendosja e ka sjellë në qeveri nga rruga. Ish Kryeministri e ka cilësuar si politik dhe të pakuptimtë vendimin në postimin në llogarinë e tij në Facebook për sa kohë dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit, nuk ka konkluduar ende në një vendim të formës së prerë, por është në fazën e pezullimit të përkohshëm i cili zgjat deri në mars të 2020. “Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshmeve, dhe se pagat edhe për këtë muaj(shkurt) do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poenë të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”, ka shkruar ai. Haradinaj e ka konsideruar vendimin e djeshëm të qeverisë Kurti si vendosje e një standardi të ri të rrezikshëm dhe jodemokratik për mosrespektimin e Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, aq më tepër që sipas tij qeveria e re ka vetëm një javë që ka filluar punën. “Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe vendimet politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha ish-kryeministri.