
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Albin Kurti i vendosur kundër koalicioneve, paralajmëron “blerje” deputetësh nga partitë e tjera në Kosovë

Shkruar nga Sonila Elezi 23 Shkurt 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka deklaruar se është i bindur që partia e tij nuk do të ketë nevojë për të krijuar një koalicion pas zgjedhor, pas atij parazgjedhor të bërë me iniciativën e Vjosa Osmanit, në mënyrë që të krijojë qeverinë e ardhshme. Një deklaratë të tillë, ai e bëri ndërsa intervistohej nga Agjencia Bullgare e Lajmeve. Zgjidhjen për të krijuar qeverinë, Kurti e sheh në afrimin e deputetëve nga minoritetet jo serbe. “Nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të Parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të Parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët”, shprehet Kurti. Ndërkohë, në intervistën e publikuar nga KP, kreu i LV-së ka sqaruar edhe cilat janë dy çështjet të cilat i konsideron si më të rëndësishmet dhe emergjentet për tu zgjidhur. Kurti sqaron se synon investime intensive për të ngritur nivelin e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, ndërsa për sa i përket drejtësisë, tha se planifikon të luftojë korrupsionin dhe krimin, të sjellë rregull e ligj dhe të krijojë Bankën Zhvillimore për të ulur normat e interesit. :Ne kandiduam dhe fituam me biletën e punësimit dhe drejtësisë”, ka thënë ai.
Kurti mbi dialogun dhe integrimin e Kosovës
Në intervistën për BTA, Kurti është shprehur se për sa i përket dialogut, maksimumi që mund të bëjë është ta vërë të katërtin në listën e prioriteteve pas drejtësisë, punësimit dhe menaxhimit të pandemisë. “Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të implementohen fare. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Kurti. Ai ka sqaruar se është optimist dhe ka shpresa për krijimin e një dialogu të ri nën drejtimin e Brukselit, proces që do të kthejë dialogun me qasje transaksionare të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara me një dialog me qasje transatlantike. “Ne kemi nevojë për zhvillim. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj; ata shpallen katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen. Unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në kurriz të normalizimit të këtyre njësive të veçanta, përkatësisht Serbi dhe Kosovë”, tha ai. Për sa i përket integrimit evropian të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vlerësuar se është një proces që po ecën shumë ngadalë. A i u shpreh se edhe pse Kosova ka plotësuar çdo kriter që i është kërkuar, ende qytetarët e saj nuk munden të lëvizin lirshëm në vendet e unionit, pasi BE ende nuk ka liberalizuar vizat. Një pikë tjetër shqetësuese sa i përket BE –së është fakti që janë plot pesë vende anëtare që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, pra pesë vendet që nuk e njohin Kosovën, duket se do të jenë një nga pikat që do të kërkojnë vëmendjen e theksuar të Kurtit. “Unë planifikoj të punoj me këto shtete dhe t’i bind ato se nuk duhet t’i frikësohen pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj, dhe se nuk duhet ta krahasojnë veten e tyre me Serbinë e cila kreu gjenocid në pranverën e 1999-ës në Kosovë. Integrimi i Kosovës në BE është diçka që të gjithë njerëzit në Kosovë e duan, mirëpo unë njëherit e di që ne nuk do të futemi në BE, por nga vetja dhe brenda vetës, ne do të krijojmë vlera dhe standarde evropiane”, është shprehur kryeministri i ardhshëm.
Më të lexuarat


Çfarë ndodhi? Presicenti Vuçiç sulmon Kosovën

Vazhdon të jetë çështja më e ‘nxehtë’/ Kreu i kuvendit serb thirrje urgjente SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë!

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionohet situata/ Hapen baret, restorantet dhe bizneset, vendi fqinj me Shqipërinë sfidon kufizimet, policia zbarkon në qytet, banorët protestojnë në mënyrë të ashpër

Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës, i jep goditje të fortë Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe

Ishte në kërkim, ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas bën lëvizjen që i shtang të gjithë

Deklarata e prerë e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë, vjen reagimi i menjëhershëm nga presidenti Vuçiç

I thyen nofullën dhe 3 dhëmbë, politikani serb nxjerr detajet e rënda: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar! I thanë ‘çka bën tash, ti shiptar’
