BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Albin Kurti kërkon reciprocitet me Beogradin: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovë dhe mosnjohja e krimeve të Serbisë nuk janë dy gjëra të ndryshme

Albin Kurti kërkon reciprocitet me Beogradin: Mosnjohja e

Pas përfundimit të takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e Kosovës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Tiranë, kryeministri Albin Kurti ka folur për gazetarët ku ka sqaruar mes të tjerash edhe marrëdhëniet me Serbinë dhe dialogun mes dy shteteve, pakicat kombëtare dhe vendosjen e reciprocitetit. Kryeministri Kurti ka theksuar se momentalisht Kosova gjendet në një situatë mjaft të favorshme sa i përket stabilitetit institucional. “Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë , pas formimit të qeverisë më 22 mars dhe pas zgjedhjes së presidentes më 4 prill në Kosovë kemi stabilitet institucional. Tre kandidatët e parë në listën tonë fituese i drejtojnë tre institucione, Presidencën, Qeverinë dhe Kuvendin. Të tillë stabilitet institucional Kosova nuk e ka pasur që kur e ka shpallur pavarësinë. Ky stabilitet po përkthehet edhe në efekte pozitive në ekonomi”, është shprehur ai.

Raportet Kosovë-Serbi

Shefi i ekzekutivit kosovar ka bërë me dije se pavarësisht se shteti i Kosovës është për marrëdhënie të mira me fqinjët, këtë nuk mund ta kompensoje me shtetësi e as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ja ka shkaktuar këtu e dy dekada më parë regjimi i Millosheviçit. “Duke ritheksuar që krimet e kryera gjatë luftës jo vetëm nuk do ti harrojmë kurrë por nuk do të ndalemi kurrë për të kërkuar drejtësi për to. Po e them këtë kur para tre javësh, saktësisht më 25 gusht, presidenti serb e mohoi masakrën e Reçakut në Kosovë që u krye nga forcat serbe në 15 janar 1999. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovë dhe mosnjohja e krimeve të Serbisë nuk janë dy gjëra të ndryshme”, tha ai. Zoti Kurti foli edhe në lidhje me lëshimet dhe kompromiset që mund të bëhen në lidhje me Serbinë në procesin e dialogut. Zoti Kurti tha se qeveritë e mëparshme kanë bërë kompromise dhe njohja e Kosovës nuk ka ardhur. “Cila ka qenë përfitimi nga këto kompromise nëse presidenti serb doli dhe tha që un Kosovën nuk e njoh kurrë? Doli që këto kompromise kanë qenë të gabuara mbase edhe një prej arsyeve që qytetarët na kanë votuar në dhe jo ata. Pra është Serbia ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën jo Kosova”, theksoi Kurti. Sipas tij paqe të qëndrueshme dhe siguri afatgjate në rajon do të ketë vetëm kur Serbia ndryshojë Kushtetutën dhe të heqë dorë nga Kosova. “Kemi 12 mijë civil të vrarë, 860 mijë të depërtuar në pranverën e 99 jashtë Kosovës, mbi 1 milion janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, 20 mijë gra e vajza të dhunuara, mbi 120 mijë shtëpi të shkatërruara dhe u dashka të ndryshojë Kosova. Duhet të ndryshohet Serbia në krye të të cilës ndodhet ish ministri i Informacionit në kohën e Millosheviçit”, nënvizoi kryeministri i Kosovës.

Reciprociteti

Kryeministri Kurti ka folur përpara mediave edhe në lidhje me reciprocitetin me Serbinë. Ai bëri me dije se u ka shkruar letër 11 qeverive të Bashkimit Europian, por jo vetëm, ku ka renditur 11 shkeljet që shteti i Serbisë po bën me barriera sipas tij sistematike dhe periodike. “Unë po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset, nuk mund të ndodhë ndryshe . Nuk ka barazi pa reciprocitet”, deklaroi Kurti. I pari i qeverisë ka bërë me dije gjithashtu se në pranverë doganat kosovare do të kenë në krye një drejtor të ri dhe reciprociteti do të zbatohet në plotësi. “Me ministren e Industrisë dhe Tregtisë zonjën Hajdari dhe me doganat tona që këtë pranverë do të kenë drejtorin e ri, po përgatitemi ta zbatojmë me sukses reciprocitetin. Deri më tani asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”, ka deklaruar ai. Kryeministri nuk harroi të përfshinte në çështjen e reciprocitetit edhe reciprocitetin në të drejtat e pakicave kombëtare. “E kemi theksuar reciprocitetin dhe në të drejtat e pakicave. Në Ballkan ka disbalancë midis të drejtëve të pakicave. Serbët në Bosnje kanë republikë, serbët në Kosovë kanë edhe të drejtë vetoje për shumë gjëra, ndërsa në Preshevë shqiptarëve ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë. Kjo është një lloj spastrimi etnik administrativ”, përfundoi fjalën e tij zoti Kurti, teksa ka konfirmuar se Kosova është duke bërë përgatitjet e nevojshme në lidhje me padinë që do të ngrihet kundër Srbisë mbi gjenocidin e kryer.

Më të lexuarat