Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Albin Kurti me ide të qarta pas takimit me Vjosa Osmanin: Nuk do vrapojmë pas Listës serbe, ja për çfarë ramë dakord!

Postuar: 10/10/2019 - 14:17

Kandidati për kryeministër i VV, Albin Kurti  pas takimit me Vjosa Osmanin deklaroi se me LDK kanë marrë një vendim të rëndësishëm. Ata kanë rënë dakord që të minimizojnë numrin e ministri dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re.

Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu ranë dakord që të kenë një Qeveri që të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin, por theksoi se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

“U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

 “Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë e bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret  ne do të ju njoftojmë për emrat  në qeverinë e ardhshme.”, u shpreh Albin Kurti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:18

Eskorta ku ndodhej Albin Kurti pësoi një aksident që nuk pati pasoja në njerëz.

Kurti, i ftuar në media gjatë mbrëmjes së sotme ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

Postuar: 21/10/2019 - 19:06

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Xhelal Sfeçla ka thënë sot se presidenti Hashim

Postuar: 21/10/2019 - 17:20

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-ru

Postuar: 21/10/2019 - 16:29

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik.

Postuar: 21/10/2019 - 15:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shi

Postuar: 21/10/2019 - 14:59

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvend

Postuar: 21/10/2019 - 14:54

Kosova shenoi sot me nje takim 10 vjetorin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ku ësht