Rajoni

Albin Kurti nuk ndalet, shkarkon nga detyra djalin e presidentit Rugova. Reagon menjëherë Haradinaj

Albin Kurti nuk ndalet, shkarkon nga detyra djalin e presidentit Rugova. Reagon

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shkarkuar nga detyra edhe koordinatorët nacionalë, mes tyre edhe djalin e Presidentit historik të Ibrahim Rugovës, Mendim Rugova.

Lidhur me shkarkimin e 2 koordinatorëve nacionalë ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili thotë se sot e pësuan dy profesionistë.

Sakaq më tej shkruan se Mendim Rugova ishte një profesionist i zoti dhe nuk qëndronte në këtë postë vetëm për shkak se ishte djali i presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova.

Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, shkruan Haradinaj.

Mendim Rugova mbante detyrën e Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe çështje të ambientit në Qeverinë e Kosovës.