
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Albin Kurti paralajmëroi marrëveshje me Serbinë në pranverën e 2023, reagon Daçiç dhe tregon dy vijat e kuqe për Kosovën: Një pakt Beograd-Prishtinë është shumë larg

Shkruar nga Elmas Bogdani 28 Nëntor 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë ditën e djeshme se data për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, e përmendur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as zyrtarisht nuk përmendet dhe se negociatat do të vazhdojnë. Sipas tij arritja e marrëveshjes është shumë larg. Deklarata e tij vjen pasi Kurti tha se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, e cila qetësoi krizën e fundit të targave, parashikon gjithashtu se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mund të arrihet diku në pranverën e vitit 2023. “Është sikur ka marrë një datë, ajo datë nuk ekziston, as nuk përmendet dhe nuk është e mundur të flitet për të gjitha këto në atë mënyrë”, tha Daçiç për Televizionin Prva, duke thënë se Kurti po përpiqet të shpjegojë gjithçka që po ndodh dhe pse e pranoi marrëveshjen. Daçiç ka thënë se Kurti ka harruar që përfaqësuesi i lartë i BE-së Borrell ka thënë se ajo që është nënshkruar duhet të përmbushet, se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Sipas tij, natyrisht, është në interesin e Serbisë që të arrihet një zgjidhje, të diskutohet për të gjitha këto dhe se nuk është në interesin e saj që ky konflikt të zgjasë njëqind vjet.
Daçiç flet për marrëveshjen e Brukselit
Ai tha se kur presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se marrëveshja e fundit në Bruksel ishte një fitore taktike për Beogradin, kjo është një fitore taktike, por nuk ishte pjesë e taktikave të Serbisë që të krijojë kriza dhe pastaj të dalë prej tyre e paprekur, por Serbia ka qenë konstruktive dhe askush nuk mund ta akuzojë. “Për herë të parë Kosova u akuzua drejtpërdrejt se ishte fajtore për përshkallëzimin e krizës. Ato bisedime sigurisht që do të vazhdojnë, por mendoj se jemi larg datës që ata e caktuan, datës që u imponua artificialisht, që të gjithë e refuzuan, madje edhe amerikanët”, tha Daçiç. Ai përsëriti se negociatat do të vazhdojnë, por se është larg nga "ekzistenca e ndonjë marrëveshjeje në parim se në cilin drejtim do të zhvillohet e gjithë kjo". Daçiç tha se është e rëndësishme që Serbia të dijë se çfarë dëshiron. Ai përkujtoi dy vlerat themelore të paraqitura nga Vuçiç, të ashtuquajturat vija të kuqe, se Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB-së, sepse kjo praktikisht e përfundon historinë e pavarësisë së tyre dhe se çështja e dytë është siguria për qytetarët serbë në Kosovë.
Reagon Petkoviç
Gjithashtu dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka pretenduar se nuk ka ndonjë datë të caktuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. “I vetmi tik-tak që po troket është ai për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vjet dhe prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij zotimi dhe në zbatimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të përcaktuara dhe të paracaktuara për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka pretenduar Petkoviç. Ndërkaq, nga Bashkimi Europian nuk është përmendur ndonjë datë përfundimtare kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen. Së fundi për këtë ka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Ljo situatë vazhdon me shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në vend se të përcaktojmë një datë artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit”, ka deklaruar Stano.
Më të lexuarat


Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish- deputetë të përshfirë në korrupsion

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kurti për REL: Nuk jam ftuar në takimin e ambasadës amerikane për asociacionin

Gjermania trondit pozitat e Vuçiçit, paralajmëron se Beogradit do t’i ikin nga duart miliarda euro nëse nuk pranon planin franko-gjerman, zbardhet plani i SHBA-BE se si do të izolohet totalisht Serbia

Mediat serbe: BE është hallka më e dobët e planit për Kosovën, ja si doli zbuluar mashtrimi i Evropës me shkopin dhe karotën dhe pse Beogradi nuk ka asnjë përfitim nga marrëveshja me Prishtinën

Lajçak: Po negociojmë me pesë vendet e mbetura të BE që nuk e kanë njohur Kosovën për të pranuar planin franko-gjerman

Stuhi me shira të dendura dhe dëborë, Greqia "mbërthehet" nga moti i keq

'Gënjeshtar e mashtrues', kreu i Republikës Srpska 'shpërthen' keq ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar

Darkoi me zyrtarin e BE-së, Kurti zbardh detajet nga takimi, ja çfarë u vendos

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi
