BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Albin Kurti paralajmëron: Do të padisim Serbinë për gjenocid, jemi të aftë të mbrojmë sovraniteti territorial

Albin Kurti paralajmëron: Do të padisim Serbinë për

Ditën e djeshme qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë së cilës ishte planifikuar që të publikohej edhe plani qeverisës dhe plani i punës së kësaj qeverie. Gjatë mbledhjes, pas miratimit të programit qeverisës 2021-2025, Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se një ndër pikat e programit qeverisës është edhe padia e cila do të ngrihet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kundrejt Serbisë për Gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet e luftës. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, zoti Kurti ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogu me shtetin serb, dhe siguroi edhe një herë se Kosova nuk do të marrë pjesë në dialog nëse nuk është plotësisht e përgatitur dhe se pritshëritë janë që në përfundim të proçesit, Serbia të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Një nga pikat e cila ka tërhequr vëmendjen e njohësve të politikave rajonale është pa dyshim deklarata e kryeministrit Kurti se do të bashkëpunojë ngushtë me shtetin shqiptar në lidhje me dalogun, një bashkëpunim që sigurisht do të kryhet në lidhje me rregullat ndërkombëtare. “Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke. Do të afrohemi e bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti. I pari i qeverisë së Kosovës, ika bërë edhe një deklaratë e cila duket si një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit serb që tha se ushtria serbe është një nga më të fortat në rajon. Zoti Kurti tha se do të ketë mbikëqyrje civile të Forcave Speciale të Kosovës, ndërkaq tha se shteti do të jetë i aftë për mbrojtje të sovranitetit të vendit.“Do të jemi të aftë për mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe do të bëjmë mbikëqyrje civile të FSK-së”, tha Kurti.

Jo dialogut pa opozitën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se nuk ka ndërmend që të zhvillojë takimin e radhës së planifikuar për në qershor në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të vijimit të procesit të dialogut, nëse nuk do të ketë një dialog dhe konsultim me partitë opozitare në Kuvend. Gjatë një konference për media, Kurti ritheksoi se takimi për rifillim të dialogut është planifikuar të mbahet në qershor të këtij viti, por deri atëherë, ai tha se do të takohen njëherë me kryetarët e partive politike dhe do të diskutojnë në Kuvend. “Do të ketë një darkë pune me përfaqësuesin i lartë i BE-së, z.Borrell me datë 18 maj dhe takimi i 11 majit nuk mbahet, siç është paralajmëruar, sepse mbahen vetëm takimet kur pajtohen të gjithë. E kemi lënë që takimi i tillë të mbahet në qershor. Disa ditë përpara do të njoftoheni të gjithë. Sa i përket temave të diskutimit, ato mund të vijnë në shprehje vetëm kur pajtohen të dy palët. Por, kemi disa gjëra të tjera para se të arrijmë në atë pikë, si diskutimi i brendshëm, me kryetarët e partive politike, edhe në Kuvendin e Kosovës ku jemi të gjithë bashkë, pozitë e opozitë”, tha Kurti para gazetarëve. Kryeministri po ashtu u shpreh se do të duhet kohë për të parë edhe njëherë gjendjen e dialogut në raport me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara më parë.“Gjithashtu edhe një lloj radiografie e gjendjes së dialogut në raport me Serbinë për procesin e deritanishëm dhe marrëveshjet e arritura. Besoj se jeni në dijeni që edhe për numrin e marrëveshjeve nuk është se ka në ndonjë dakordim, por kjo nuk është pjesa më e vështirë. Thuhet që janë prej 15 e deri në 53 marrëveshje, disa quhen marrëveshje e disa dakordime. Këtë korpus të këtyre marrëveshje dhe shkallën e zbatimit duhet ta kemi, para se të marrim çfarëdo hapa të mëtutjeshëm. Ne nuk jemi qeveri e cila zhvillon dialog me Serbinë pa e bërë dialogun në Kuvend dhe pa u përgatitur mirë”, tha Kurti.

Më të lexuarat