BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Rajoni

Albin Kurti paralajmëron: Do të rishikoj të gjitha vendimet e dhëna nga Hoti, qeveria e tij antikushtetuese

Albin Kurti paralajmëron: Do të rishikoj të gjitha vendimet e

Ndërkohë që Kosova gjendet në një situatë të tensionuar fushate zgjedhore, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka dhënë ditën e djeshme një deklaratë të fuqishme, për atë se çfarë mund të presim nga një qeveri e krijuar nga partia e tij. “Ne ndër vendimet e para që do të marrim për të mos thënë vendimi i parë si qeveri e re do të jetë rishikimi i vendimeve të kësaj qeverie, që nga fillimi ka qenë jo legale e që edhe Kushtetuesja e shpalli jo legale dhe jo kushtetuese. Mendoj se shumicën e atyre vendimeve do t’i kthejmë mbrapsht dhe do t’i hedhim poshtë”, ka bërë me dije Kurti. Kjo deklaratë e tij vjen edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka sqaruar se çdo vendim i marrë nga qeveria Hoti do të jetë në fuqi dhe se vendimi për shpalljen e qeverisë jo legjitime, nuk ka efekt prapaveprues. Albin Kurti ndër të tjera ka premtuar mbështetje për fëmijët dhe familjet me të ardhura të pakta vjetore, si dhe 1,000 mijë bursa për vajzat studente sidomos në drejtimet teknike. Fushata e Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka vijuar në Obiliq ku edhe kanë premtuar një jetë më të mirë në katër vitet e ardhshme, si dhe një qeverisje pa korrupsion. Kreu i LVV-së ka sqaruar edhe mos pranimin e ftesave të cilat i janë bërë për debate televizive. Ai ka shpjeguar se nuk mund të debatojë me parti të cilat synojnë vendin e dytë, ndërkohë që ai e ka të qartë që LVV-ja është fituese e vendit të parë. “Së pari këto janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum, ku shumica popullore do të bëhet shumicë parlamentare dhe jemi në pozitën kur shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur se tani. Besoj që gara për vendin e dytë, është krejtësisht ndryshe”, tha Kurti. Sipas tij, gara tashmë është për vendin e dytë, prandaj ai nuk do të debatoj me kandidatët e partive të tjera. “Ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur, nuk kanë thënë që zgjedhjet janë referendum dhe kurrë nuk ka qenë një situatë sikur tani. Kosova është në udhëkryq ku mund të dështoi si shtet, nëse nuk e bënë ndryshimin që e donë qytetarët. Ne gjithmonë kemi qenë ata që kemi bë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënim kundër atyre, sikur ata, multimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për tu kthyer në qeverisje”, deklaroi Kurti. Kandidati për kryeministër ka bërë edhe një prezantim të shkurtër se si do të jetë përbërja e qeverisë të cilën do ta kryesojë. “Në qeverisjen që e patëm, i patëm 15 ministri. Do të kishim synuar edhe më pak por nuk do të jetë rasti, për secilën ministri nuk do të kemi më shumë se dy zëvendësministra”, tha Kurti.

KQZ mbi kandidatët e pacertifikuar

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, sqaron se votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Rrjedhimisht, pavarësisht mundësisë që numrat dhe emrat e kandidatëve të pa certifikuar mund të marrin numër të caktuar të votave, ato nuk do të formalizohen ligjërisht. Kjo do të vlejë edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili vazhdon të thotë që është bartës i listës së këtij subjekti politik, si dhe për dy kandidatë tjerë të këtij subjekti, të cilët nuk janë certifikuar nga KQZ-ja. Moscertifikim të kandidatëve nga ky institucion ka edhe në disa nga subjektet tjera politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ftojë qytetarët që të votojnë Kurtin, duke thënë se kjo është e drejtë e votuesve nëse ata duan të bëjnë këtë dhe se një veprim i tillë nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje.