BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Albin Kurti paralajmëron zhbërjen e vendimeve të qeverisë “Hoti”, thirrje kryeministrit në detyrë të ndalë shpenzimet

Albin Kurti paralajmëron zhbërjen e vendimeve të qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albi Kurti ka postuar ditën e djeshme një status në llogarinë e tij në Facebook, ku ka sulmuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vendimet e marra prej saj dhe politikat e ndjekura. Që në fillim, zoti Kurti kritikon mënyrën se si kjo qeveri në ikje ka shpenzuar paratë publike për fushatën elektorale të 14 shkurtit, zgjedhje ku gjithsesi Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi disfatë totale. “Ndalni rekrutimet, nominimet dhe keqshpenzimet e parasë publike. Qeveria në ikje është treguar shumë aktive në keqshpenzim të buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende. Do t’i mungojnë buxhetit të vendit dhe qeverisë së re, mjete shumë të rëndësishme financiare që do ishin përdorur kryesisht për të garantuar stabilizim sa më të shpejtë të aktivitetit ekonomik”, ka akuzuar kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kreu i LV-së deklaroi se që në momentin që Gjykata Kushtetuese doli me vendimin se qeveria Hoti është një qeveri ilegjitime dhe vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme, qeveria është treguar e zellshme dhe e përkushtuar në emërimin dhe punësimin e personave pranë tyre, në poste drejtuese. “Emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin, me synimin që edhe përkundër humbjes së qeverisjes, të sabotojnë punën e qeverisë në ardhje duke i lënë ‘barrë’ të punës me drejtues që nuk janë pjesë e qeverisjes së re por potencial i pengimit të saj. Vrapi pas intervistimeve, nominimeve, rekrutimeve dhe emërimeve nëpër ndërmarrje publike (si në menaxhment të tyre ashtu edhe nëpër borde), agjencione ekzekutive, rregullatorë, klinika, apo drejtori e departamente ministrish nuk po ka të ndalur”, bëri me dije ai.

Zhbërja e vendimeve

Kreu i ardhshëm i qeverisë ka njoftuar gjithashtu se që në momentin që do të vijë në pushtet, pra pas krijimit të qeverisë së re dhe konstituimit të institucioneve të reja, do të kërkohet përgjegjësi për çdo vendim që do të konsiderohet apo vlerësohet si i pa drejtë, apo që vërtetohet se është përdorur në keq[përdorim të detyrës. “Çdo vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë,” ka sqaruar ai. Gjithashtu zoti Kurti ka kërkuar që çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re. Kjo pasi sipas tij, çdo emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes, dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë. Albin Kurti ka përfunduar postimin duke theksuar faktin që vetëm institucionet e reja, referuar atyre të krijuara nga partia e tij fituese e zgjedhjeve parlamentare, do të jenë të legjitimuara për të siguruar avancimin e institucioneve publike. “E ndjej të domosdoshme të ritheksoj që vetëm institucionet e reja që burojnë nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë dhe rregullatorët apo agjencionet ekzekutive”, ka përfunduar zoti Kurti.

Më të lexuarat