
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

Albin Kurti përfundimisht jashtë zgjedhjeve, Gjykata Supreme i ndalon kandidimin më 14 shkurt

Shkruar nga Sonila Elezi 30 Janar 2021

Ditën e djeshme Gjykata Speciale e Kosovës ka marrë vendimin për mos certifikimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në njoftimin për media të kësaj gjykate bëhet me dije se ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht nga kolegji i Gjykatës Supreme. “Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në njoftim. Njoftimi i gjykatës sqaron se pranimi i kërkesës për kandidatët Liburn Aliun dhe Labinot Demi Murtezin, është bërë për shkak se PZAP nuk ka bërë një vlerësim të duhur të afatit 3 vjeçar që nga dhënia e dënimit. Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ka bërë llogaritjen e periudhës tre vjeçare që në momentin e dhënies së vendimit të formës së prerë e deri në shpalljen e datës së zgjedhjeve, [pra 6 janar. Ndërkohë që procedura sipas Gjykatës Supreme të Kosovës kërkon si datë përfundimtare datën e caktuar për zgjedhjet, pra 14 shkurtin. “Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3-vjeçar duhet të llogaritet duke iu referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet në vendim. Kjo nënkupton që Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, nuk do të garojnë në këto zgjedhje. Në vendimin e së premtes, Gjykata Supreme ka miratuar pjesërisht edhe ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke kërkuar që kandidatit Shemsedin Dreshaj t’i mundësohet futja në listën e kësaj partie. Shkak është e njëjta arsye, pra llogaritje gabim e periudhës tre vjeçare. Sakaq, Anëtari i LVV-së dhe përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Blerim Sallahu ka bërë me dije dy ditë më parë se vendimi që do të merrej nga Gjykata Supreme, nuk ishte përfundimtar. Sipas tij hapi i fundit për tu ndërmarrë është dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese. Ai ka bërë me dije se megjithëse nuk mendon se mund të jetë e nevojshme, hapi i fundit ngelet animimi në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i LVV-së dhe Kurtit
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Supreme, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj Albin Kurti. Gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, por që sapo të mundet do të japë një deklaratë zyrtare. Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje, pasi beson se LVV do të fitojë 61 deputetë. “Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vijë në zyrën e LVV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje të gjithë, ama pikërisht të gjithë sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti. Ndërkohë, Nga LVV ka reaguar edhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci. Ajo është shprehur se Qeveria Kurti 2 është realitet i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur. “E nderuar që në rrugëtimin politik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës. Edhe kësaj radhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.
Më të lexuarat


Lëvizja surprizë! Mbërrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinës ruse në shtetin fqinj

Tërmeti i fuqishëm “shkundi” Greqinë, shënohet viktima e parë

Operacion i gjerë antikorrupsion në Kosovë, përfundojnë në prangat e policisë 8 persona

Heiko Maas: bashkë punim me SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, nuk duhet të ketë diskutime për ndryshim kufijsh

Do ketë lëkundje të tjera tërmeti? Paralajmëron sizmologu grek: Ja çfarë mund të ndodhë javën e ardhshme

Çfarë fshihet pas tërmeteve ‘binjakë’ në Greqi? Sizmologët grekë flasin mbi misterin që po i tremb edhe ata, zbulojnë pse lëkundjet po ndjehen edhe në Shqipëri

Albin Kurti foli për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, reagon menjëherë ministri i jashtëm gjerman dhe bën deklaratën e fortë

Pas Kosovës, Lajçak vizitë në serbi për dialogun me Kosovën, Vuçiç i vendosur kundër njohjes reciproke

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje merr 58 mandate deputetësh, i duhen edhe 3 emra për të formuar qeverinë

Tërmeti i fuqishëm tronditi vendin, befason spikeri i lajmeve, shihni reagimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale
