Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Albin Kurti takim me Johanes Hahn, Komisioneri për Zgjerim i BE zbulon detajet çfarë diskutuan

Postuar: 15/11/2019 - 22:53

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.Ai gjithashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pasur edhe me zëvendës drejtoren Menaxhuese për Evropë Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqin në European External Action Service, Angelina Eichhorst.

“Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst.Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka njoftuar për takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka shkruar Hahn në Twitter.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 10:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE

Postuar: 08/12/2019 - 08:18

Udhëheqësit e Kosovës kanë reaguar dje njëzëri duke dënuar mohimet e krimeve të luftës nga Beogra

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj t

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është