BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Rajoni

Albin Kurti trazon ujërat, deklaron se do të votojë pro bashkimit me Shqipërinë, Serbia kërkon reagimin e Bashkimit Europian

Albin Kurti trazon ujërat, deklaron se do të votojë pro bashkimit

Deklarata e fundit e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të dhënë për revistën online “Monocole”, ka trazuar ujërat në Kosovë, Serbi e jo vetëm. Deklarata e Kurtit i referohet bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, çështje për të cilin Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se do të votonte pro, nëse kjo pyetje do të shtrohet në një referendum demokratik.

“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë. Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por kemi të njëjtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë”, është shprehur Kurti. Sidoqoftë, i pyetur drejtë për drejtë se si do të votonte në ndonjë referendum të mundshëm për bashkim, ai tha se do të votonte për po, vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike. “Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, shpjegoi ai. Kurti ka folur edhe në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe se BE-ja është faktor i rëndësishëm për të arritur një qëllim të tillë. “Mendoj se të gjithë duhet të jemi optimistë sepse s’ka rrugë tjetër. Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qendrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore ku së pari dakordohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën, një deklaratë të jo-agresivitetit. Po ashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një kornizë për marrëveshjen e ardhshme sepse duhet të jetë mbi frymën e vlera evropiane, rend dhe ligj, demokratizim dhe ballafaqimi me të kaluarën”, është shprehur ai.

Reagime nga Serbia

Një deklaratë e tillë në lidhje me bashkimin me Shqipërinë ka nxitur reagime të menjëhershme nga Lista Serbe dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur deklaratën si nxjerrje e fytyrës dhe qëllimeve të vërteta të Kryeministrit kosovar. Lista ka dënuar ashpër këto deklarata të cilat i ka cilësuar si nacionaliste dhe që shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët, pasi u konfirmohet që në krye të qeverisë në Prishtinë, gjendet një person i papërgjegjshëm që nuk është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e as situatën në Ballkanin Perëndimor. “Me deklaratën sesi më me dëshirë do të votonte për Shqipërinë e Madhe, Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë që pa sukses e kishte fshehur tërë kohën, dhe që disa politikanë perëndimor e kishin neglizhuar. I njëjti Albin Kurti që ka folur kundër Asociacionit si “Asociacion monoetnik”, tani flet për Shqipërinë e Madhe, që nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një krijim monoetnik”, thuhet në postim. Lista Serbe ka theksuar faktin se sipas tyre një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë është një nocion që i përket vetëm një mendësie fashiste dhe është kërkuar një reagim nga Blloku Europian. “A janë këto vlerat evropiane, kështu që nga përfaqësuesit më të lartë të Kosovës bëhet thirrje për formimin e asaj që ka ekzistuar vetëm gjatë pushtimit fashist të kësaj zone. Pyesim se çfarë tjetër duhet të ndodh që Bashkimi Evropian, por edhe vende të caktuara të Evropës Perëndimore të reagojnë nga këtyre deklaratave anti-evropiane që në mënyrën më direkte rrezikohet paqja e qytetarëve. Ndërkohë zoti Petkoviç nga Zyra për Kosovën në Serbi, ka deklaruar dje se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj akuzave të Kryeministrit të Kosovës, sepse heshtja e saj mund të nënkuptojë miratimin dhe zvarritjen e rajonit në konflikte të reja. Petkoviç vlerësoi se krijimi i Shqipërisë së madhe do të nënkuptonte destabilizimin fatal të rajonit. “Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe do të kishin një shumicë njerëzish që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviç.

Më të lexuarat