BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Rajoni

Albin Kurti tregon në SHBA lidhjet e forta të Vuçiçit me Putinin: Kërkova që bazat ushtarake serbe të largohen nga kufiri me Kosovën

Albin Kurti tregon në SHBA lidhjet e forta të Vuçiçit me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se në takimet me rreth 20 senatorë dhe kongresistë amerikanë ka kërkuar që të largohen rreth 48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe rreth kufirit me Kosovën. Përveç kësaj kërkese, Kurti ka thënë se në këto takime i ka treguar lidhjet e fuqishme që Serbia ka me Rusinë dhe se sipas tij, qendra humanitare ruse në Nish dhe zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd duhet të mbyllen. “Në Shtëpinë e Bardhë unë u prita nga Jakob Sullivan, ku kam treguar lidhjet e fuqishme që Serbia i ka me Rusinë dhe në të gjitha takimet me senatorët kam kërkuar që të mbyllet qendra humanitare ruse në Nish, të mbyllet zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd dhe gjithashtu një zonë rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë ku ndodhen 48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë që janë ofensive të largohen prej aty. Të gjitha këto unë i kam diskutuar dhe mund të them që lidhja jonë me SHBA-në është tejet e fuqishme dhe e pathyeshme”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës. Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka thënë se nuk ka hapa pas nga ana e Kosovës, pasi që Serbia është ajo që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon që të njohë pavarësinë e Kosovës. “Përderisa Serbia thotë që kurrë nuk do t’ju njohim dhe presidenti serb thotë që masakra e Reçakut nuk ka ndodhur, atëherë këtu edhe ndodhet problemi që nuk e kemi një marrëveshje të tillë. Neve na nevojiten marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia, Kosova është në rregull, dhe në këtë insistojmë dhe konsiderojmë që tash është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet brenda BE-së. Serbia me këtë qasje po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit dhe këtu SHBA-ja e ka rolin përfundimtar për ta ndryshuar Ballkanin për të mirë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat