BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Rajoni

Albin Kurti zbardh detajet si do të hiqet taksa për Serbinë, i dërguari i Trump përplaset me Veselin

Albin Kurti zbardh detajet si do të hiqet taksa për Serbinë, i

Prioriteti i kryesor i qeverisë së Albin Kurti do të jetë heqja e taksës ndaj Serbisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryeministri Kurti ka treguar detaje se si do të procedohet me heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit. Kurti i referohet një rezolute të Republikës së Kosovës e datës 7.12.2011 në lidhje me vendosjen e reciprocitetit dhe u shpreh se qeveria e tij dëshiron që ta ketë këtë reciprocitet si parim normal të marrëdhënieve të mira fqinjësore e bilaterale, çka sjell si pasojë edhe zëvendësimin e tarifës 100%. Sipas Kurtit, taksa ndaj mallrave serbe ka dy aspekte; aspektin politik dhe atë ekonomik. “Aspekti politik më shumë i korrespondon shkakut dhe shkasit. Shkaku ishte fushata agresive e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës, ndërkaq shkasi ishte mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, madje edhe shumë faktorë ndërkombëtarë e theksojnë që Serbia duhet ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq, është edhe aspekti ekonomik që duke qenë se ajo tarifë u vendos shpejt dhe nuk u llogarit përfitimi për prodhuesit vendës, dhe sot nga tarifa 100% më së shumti kanë përfituar disa shtete të rajonit”, tha ai. Lidhur me aspektin ekonomik Kurti është shprehur se do të organizojë një takim me biznesmenët prodhues në Kosovë ku do të diskutohet edhe përfitimi ekonomik i prodhuesve vendas. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” për kohën se kur mendohet të hiqet taksa dhe se kur do të vendoset reciprociteti, Kurti i konsideroi si një ndër prioritetet e qeverisë, por duhet që fillimisht qeveria të vendoset plotësisht çka kërkon pak kohë duke qenë se qeveria e re ka ardhur në pushtet me një strukturë të re. Gjithashtu Kurti u shpreh se në vonesë do të ndikojë dhe fakti se Serbia momentalisht është në fushatë për zgjedhjet.

Gjithsesi Kurti është shprehur se për vendosjen e reciprocitetit duhet të ketë veprime pozitive nga ana e të dy shteteve të përfshira. “Mendoj që Serbia do të duhej që ta ndryshojë qasjen karshi Kosovës, sepse për një normalizim që e kërkojmë të gjithë, edhe ne edhe faktori ndërkombëtar, besoj që shumë më tepër duhet të ndryshojë Serbia sesa Kosova”, tha ai. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe një aktgjykimi të pranverës 2019, do të jetë Albin Kurti ai që do të udhëheqë dialogun me Serbinë.

BE-SHBA për dialogun Prishtinë- Beograd

Për sa i përket qëndrimit të BE dhe SHBA për dialogun shefi i ekzekutivit të Kosovës është shprehur se “ka dallime mes Ëashingtonit dhe Brukselit por nuk janë të patejkalueshme dhe besoj që kemi kontribute nga kënde të ndryshme”. Tani me iniciativën e zoti Borrell i cili do të përcaktojë edhe një emisar të posaçëm për raportet midis Kosovës e Serbisë, Kurti tha se do të ketë një riaktivizim të Bashkimit Evropian që ai e konsideron pozitiv. Ndërkohë Ambasadori amerikan Richard Grenell, i cili është i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, u shpreh në një postim në Twetter lidhur me heqjen e taksës. Në postim Grenell i drejtohet Kadri Veselit duke i bërë të qartë se ShBA po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo sipas tij, dëmton Kosovën dhe bizneset në krijimin e vendeve të punës.

Vuçiç i thotë jo reciprocitetit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit, të cilat lidhen me Serbinë dhe dialogun. Vuçiç është shprehur se heqja e taksave është e domosdoshme pasi, sipas tij, një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë. por vendosja e reciprocitetit nuk mund të bëhet reale duke qenë se shteti i tij nuk e njeh Kosovën. Reciprocitet mund të ketë mes dy shteteve, por Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiq thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë.