
Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, penalizohen dhe 46 emra të tjerë

Shkruar nga Sonila Elezi 21 Janar 2021

Në përgjigje të kërkesës së dorëzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së Kosovës për miratimin e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjet e 14 shkurtit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përmendur 47 emra kandidatësh të cilët rezultojnë të dënuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media të tri ditëve më parë bëri me dije se KQZ i ka dërguar shkresat e veçanta për të bërë konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 për zgjedhjet e përgjithshme, në gjashtë institucione. Institucionet të cilave i është drejtuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Elezit janë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Në përgjigje njoftohet se janë 47 kandidatë, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Mediat kosovare raportojnë se mes këtyre emrave ndodhet edhe ai i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për Kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti.
Procedurat e nevojshme
Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të përgatisë Rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së. KQZ-ja do të marrë vendim maksimumi deri më 22 janar. Më tej do të procedohet me njoftimin e subjekteve politike në mënyrë që të mund të bëjnë plotësimin e listës me kandidatë të tjerë, në rast se ndonjë kandidat nuk i ka plotësuar kriteret ligjore. Në rast se ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk certifikohet, ai mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-it. Periudha e përcaktuar për ankimim është parashikuar të përmbyllet deri më 31 janar. Pas saj, më 1 shkurt, pason tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.
Reagimi nga LV dhe Albin Kurti
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar, për raportimet se në mesin e kandidatëve të cilët janë konsideruar si të dënuar në tre vitet e fundit, në përgjigjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ndaj kërkesës së KQZ-së. Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu e konsideruar të gjithën këtë si përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur. “Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shkruan Haxhiu. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Kurti ka bërë me dije se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. “Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia”, tha ai. Më tej, kandidati për kryeministër i LV-së, ka thënë se institucionet duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i kundërvihen atij. “Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së LV-së, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.
Më të lexuarat


Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe

Ishte në kërkim, ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas bën lëvizjen që i shtang të gjithë

Deklarata e prerë e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë, vjen reagimi i menjëhershëm nga presidenti Vuçiç

I thyen nofullën dhe 3 dhëmbë, politikani serb nxjerr detajet e rënda: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar! I thanë ‘çka bën tash, ti shiptar’

Shtohen tensionet? Turqia SFIDON sërish Greqinë dhe planifikon një tjetër lëvizje, ja për çfarë bëhet fjalë

Albin Kurti i vendosur kundër koalicioneve, paralajmëron “blerje” deputetësh nga partitë e tjera në Kosovë

Pas Nikolla Gruevskit, arratiset edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ në Maqedoninë e Veriut, i shpëton burgut

U vaksinua pa radhë, shkarkohet sekretari i Spitalit, MSH jep detajet

Shtohet presioni ndërkombëtar për Albin Kurtin, kërkohet që qeveria e re të fokusohet te dialogu me Serbinë
