BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i ish-kryeprokurorit kambanë alarmi edhe për ta, po shkohet tek të paprekshmit

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i
x

Rajoni

Aleksandar Vuçiç: Do të përballemi me presione në rritje sa i takon Kosovës dhe Bosnje- Hercegovinës

Aleksandar Vuçiç: Do të përballemi me presione në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë të dhënë për televizioni serb “TV Pink” ka folur në lidhje me Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën. Fillimisht kreu i shtetit serb është deklaruar në lidhje me vendimin e marrë nga Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko për të ndryshuar Kodin Penal të Bosnjes, në mënyrë që mohimi i gjenocidit të ndodhur në Srebrenicë të bëhej i dënueshëm. Presidenti serb ka deklaruar se ende nuk ka marrë një analizë ligjore nga ekspertët ligjorë të qeverisë serbe, por që gjithsesi është shprehur se ajo çka është e rëndësishme është që të tregohet nderim për viktimat e Srebrenicës dhe të ndërtohet një marrëdhënie vëllazërore me boshnjakët. “Çdo komb ka gjëra në të kaluarën për të cilat nuk është krenar, dhe ne do të duhet të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin, dhe jo të shohim se si ta godasim njëri-tjetrin në shpinë”, deklaroi ai, duke pranuar kështu, pavarësisht deklaratave të mëparshme se përgjegjës për gjenocidin janë serbët. Gjatë intervistës ai i është drejtuar bashkëkombësve i shqetësuar se ajo çka pritet në të ardhmen nuk është aspak pozitive për Serbinë dhe se presionet mbi të pritet që të rriten. “Lajmi i keq është se ne do të ekspozohemi ndaj presioneve në rritje mbi çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe mbi çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës”, u shpreh Vuçiç. Shkak për këtë presidenti Vuçiç ka gjetur faktin që Serbia sipas tij është tashmë shumë më e zhvilluar se sa shtetet e tjera të rajonit. “Unë thjesht dua t'ju them se sa ka përparuar Serbia krahasuar me të gjithë në rajon dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, shtoi ai. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar më19 korrik takimin e tyre të dytë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mes palëve, madje me kontradikta shumta mes tyre. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.

Reagimi i Vulin

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin reagoi ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në BiH, Valentin Inzko. Vuçin tha se e vërteta nuk mund të imponohej me ligj dhe se Inzko vendosi të "heshtte" Serbët dhe t'i ndalonte ata të thoshin të vërtetën rreth luftës civile në BiH. "Në fund të mandatit të tij, Inzko vendosi të hakmerret ndaj të gjithë popujve në BiH dhe të prishë dhe inkurajojë diskutimet dhe përçarjet në vend që nuk i pëlqyen, dhe as nuk i detyrohet ndonjë gjë të mirë", tha Vulin. Ministri serb ngre pyetjen se cili do të ishte qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe konkretisht zotit Inzko, nëse shteti serb do të miratonte një ligj që ndalon njohjen e Kosovës dhe Metohisë si një shtet i pavarur dhe vendos një urdhër për secilin që flet për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë si shtetin e Kosovës.