BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

Aleksandar Vuçiç e pranon: Kemi presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës

Aleksandar Vuçiç e pranon: Kemi presion nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është deklaruar në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilin është diskutuar në lidhje me vaksinën, krimin e organizuar dhe të tjera tema në lidhje me punët e brendshme të shtetit serb, Vuçiç ka bërë të ditur se është diskutuar edhe mbi dialogun me Kosovën. Presidenti serb tha në konferencën për shtyp se pritshmëritë e tij janë që dialogu të vijojë në muajin maj, çka korrespondon edhe me deklaratën e të dërguarit të BE mbi dialogun, Miroslav Lajçak i cili u shpreh se pret që dialogu të fillojë përpara verës. Vuçiç në fjalën e tij para gazetarëve, tha se Serbia është shumë e gatshme për procesin e dialogut, por se është shumë i vetëdijshëm për presionin që do t’i bëhet atij dhe Serbisë nga perëndimi. “Do t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se nga Serbia pritet, në të gjithë hemisferën perëndimore, që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ky është thelbi i procesit. E gjitha qëndron në një fjali, pjesa tjetër nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e shprehur dhe më drastike se më parë”, tha ka thënë presidenti serb. Ai tha se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, por që gjithsesi theksoi se dëshiron të sqarojë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të mbrojë interesat kombëtare dhe të marrë gjithçka që mund të merret. Vuçiç ka theksuar edhe se pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. “Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para dhe nga marrëveshja e zbatimit e vitit 2015. Ne do të presim për këtë. Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”, ka thënë Vuçiç.

DASH: Për ne është urgjente marrëveshja

I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kurse marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve do të duhet të jetë e pranueshme për udhëheqjen dhe qytetarët e dy vendeve. Megjithatë ai ka theksuar se për sa i përket afateve, për Shtetet e Bashkuara përfundimi i dialogut është një çështje me shumë rëndësi dhe shumë urgjente. “Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë dhe të gjitha sfidat do të jenë më të komplikuara”, tha ai. Palmer tha se SHBA mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se shpreson që të dy palët të vazhdojnë negociatat së shpejti. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili duhet të bëhet përmes dialogut. “Ne u themi qartë partnerëve tanë në Beograd dhe Prishtinë … Ekziston një detyrim nga të dy palët për të zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe kjo duhet të ndodhë”, tha ai. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor gjithashtu komentoi deklaratën e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se dialogu nuk është ndër prioritetet e tij, nëse vjen ne krye të Qeverisë së Kosovës. “Kam dëgjuar për prioritetet që ka nënvizuar zoti Kurti, transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë, këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë. Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre prioriteteve”, tha Palmer. Ai vlerësoi se dialogu nuk fillon nga zeroja, se shumë aspekte të marrëveshjes së Brukselit janë zbatuar dhe se ato kanë ndryshuar jetën e njerëzve për mirë duke përmendur si shembuj drejtësinë, lirinë e lëvizjes, energjinë dhe kërkimin e personave të zhdukur.

Më të lexuarat