Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ali Ahmeti "kërcënon" Ivanov: Tërhiq menjëherë vendimin, i nxituar dhe i pamenduar

 Ali Ahmeti "kërcënon" Ivanov: Tërhiq menjëherë vendimin, i nxituar dhe i pamenduar

Postuar: 12/04/2016 - 22:50

Pas eskalimit të situatës nga vendimi skandaloz i presidentit Gjorgj Ivanov, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka kërkuar të tërheqë menjëherë vendimin.
 
“I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheq vendimin e tij menjëherë per arsye se një vendim i tillë i nxituar dhe i pamenduar cënon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, kompromiton imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare” ka shkruar Ahmeti në Facebook.
 
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka vendosur të falë të gjithë personat që po hetohen nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime tjera të jashtëligjshme, në bazë të asaj që njihet si “aferë e përgjimeve”.
 
Në bazë të vendimit, nga ndjekja e mëtejme janë liruar ish-ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Transportit, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, si dhe shumë politikanë e zyrtarë të tjerë, të dyshuar nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës.
 
Vendimi i presidentit përfshin edhe liderin e partisë opozitare Lidhja Social-Demokrate, Zoran Zaev, i cili akuzohej nga Prokuroria Publike për rastin e njohur me emrin “Puçi“.
 
Ivanov, në një paraqitje të jashtëzakonshme, tha se vendimin e ka marrë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Maqedoninë tanimë një vit e gjysmë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:03

Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave.
 

Postuar: 26/06/2019 - 14:58

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën

Postuar: 26/06/2019 - 14:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vijuar bisedën e djeshme të Beogradit duke pretenduar krizë

Postuar: 26/06/2019 - 13:41

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, para disa ditësh ka thyer këmbën.

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit t

Postuar: 25/06/2019 - 15:27

Me 153 vota “pro” deputetët e Kuvendit të Hungarisë njëzëri ratifikuan protokollin

Postuar: 24/06/2019 - 15:13

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presi