Rajoni

Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale në Hagë, e konfirmon vetë kreu i BDI

Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale në Hagë, e konfirmon vetë

Krye i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Ahmeti për TV21, ku ka thënë se është e vërtetë që do të shkojë në Hagë.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj.”- ka thënë Ahmeti.

Miërpo Ahmeti teksa ka konfirmuar se do të shkojë në Hagë, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.  Gjykata Speciale javën e kaluar  për katër ditë me radhë ka intervistuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.