
Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Shkruar nga Sonila Elezi 24 Shkurt 2021

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, temë kjo që po nxit gjithmonë e më shumë reagime nga ndërkombëtarët, por edhe nga vetë politikanët e Kosovës. Kosnett e ka vlerësuar procesin zgjedhor i të lirë të drejtë dhe të organizuar në mënyrë profesionale. “Isha shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren”, ka deklaruar ai. Ambasadori amerikan ka folur edhe në lidhje me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani. “I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe udhëhequr vendin. Mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën”, tha diplomati amerikan. Për sa i përket procesit të dialogut, ambasadori Kosnett është treguar kritikues ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje. “Bota nuk pret”, ka theksuar ai. Përgjigjia e diplomatit i referohet deklaratës së Kurtit se dialogu me Serbinë nuk do të kjetë një nga prioritetet e qeverisë së tij, duke e renditur maksimumi të katërtën pas drejtësisë, punësimit dhe menaxhimin e pandemisë. “Kur Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më vonë, përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se në dy vjetët e parë, katër vjetët e parë do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, andaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, tha Kosnett.
Një tjetër diplomat amerikan, ish ambasadori i cili ka shërbyer në shumë shtete, Frank G. Wisner ka folur në lidhje me Kosovën në një intervistë për VOA. Ai e ka konsideruar fitoren e zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje si një votë e qytetarëve për ndryshim. “Përsa i takon drejtimin që do të marrë, ai e ka bërë shumë të qartë gjatë rrjedhës së fushatës së tij dhe veprimeve dhe pozicioneve të tij para fushatës se ai dëshiron t'i japë përparësi të ardhmes së Kosovës, funksionimit të ekonomisë, funksionimit të institucioneve, integritetit së qeverisë. Dhe të gjitha këto duhet të mirëpriten nga miqtë e Kosovës jashtë vendit”, është shprehur Wisner për Kurtin. Për sa i përket temës së dialogut me Serbinë dhe kërkesën e presidentit Biden ndaj homologut Vuçiç për njohje të Kosovës, Wisner tha se kjo nënkupton një rikthim tek politikat tradicionale amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj Kosovës. “Ne besojmë se marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Evropën është themeluar mbi parimin se Evropa do të jetë e bashkuar, e lirë dhe e sigurt dhe se ato çështje që ndajnë Evropën nga brenda do të adresohen dhe do të zgjidhen. Ndër ato çështje është padyshim Ballkani Perëndimor dhe Kosova dhe Serbia, të cilët janë ndër palët kryesorë me mosmarrëveshje. Derisa të zgjidhen ato mosmarrëveshje, ëndrra e politikës amerikane për një Evropë të bashkuar të lirë dhe të sigurt, nuk mund të realizohet”, tha ai. Një lëvizje të tillë, zoti Wisner e shikon si ngjarje nga e cila pritet të ketë dy përfundime. Së pari, rifillimi i ndjekjes sipas tij të ëndrrës dhe objektivit të paqes mes palëve të ndryshme në botë dhe veçanërisht mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti, arritja e synimit me anë të një bashkëpunimi dhe koordinimi sa më të afërt të mundshëm me miqtë në Evropë, me treshen e Evropës (Gjermani, Francë, Itali) pra me BE-në.
Më të lexuarat


Kurti kërkon reciprocitet në dialogun me Serbinë, ndërkombëtarët shtojnë më tej presionet ndaj Prishtinës e Beogradit

Politikani i njohur serb trondit mediat e Beogradit, bën deklaratën e papritur për Kosovën: Shiheni nga afër sa është...

VIDEO/ Dalin pamjet e autorëve që vranë gazetarin grek para shtëpisë, hetimet tregojnë gabimin që bënë vrasësit pak para ekzekutimit

Greqia nxjerr detajet e rënda pas vrasjes së gazetarit: Ishte me porosi!

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

13 vite nga votimi i Kushtetutës së Kosovës, Hoxhaj akuza Kurtit se erdhi në pushtet me metoda antikushtetuese

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë sapo ishte kthyer nga puna, zbulohen lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin e njohur (DETAJET)

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ngjarje tronditëse/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i njohur, sapo doli nga emisioni televiziv (DETAJE)
