
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Ambasadori Hill mesazh Kosovës dhe Serbisë: SHBA mbështesin 100 për qind propozimin franko-gjerman, duhet marrë shumë seriozisht

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u ka dhënë ditën e djeshme Serbisë dhe Kosovës një mesazh shumë të qartë për propozimin franko-gjerman. Ai tha para gazetarëve në Beograd se ky propozim duhet të merret shumë seriozisht nga dyja palët. Ai theksoi se për sa i përket SHBA-së dhe BE-së, propozimi evropian është rruga e duhur që duhet ndjekur për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është arsyeja pse ju duhet ta konsideroni seriozisht këtë propozim dhe të mendoni për mënyrat për ta miratuar atë dhe për të punuar në të”, tha Hill. “Të gjithë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të shohim edhe një herë vendosjen e paqes dhe situatave pozitive në rajon. SHBA-të 100 për qind e mbështesin propozimin e BE-së”. Hill, është pyetur nga gazetarët se sa realiste është që BE-ja të vendos sanksione ndaj Serbisë nëse Beogradi nuk e pranon propozimin e ri evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomati amerikan theksoi se “nuk është në gjendje të flas”. “Unë nuk jam në gjendje të flas për sanksione. BE-ja është shumë serioze kur bëhet fjalë për sanksionet e vendosura kundër Rusisë në të cilat marrin pjesë të gjithë, megjithëse nuk është e lehtë për ta”, shtoi ai. “Sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë u vendosen për të ndaluar agresionin e tmerrshëm dhe të paligjshëm kundër fqinjit të saj, Ukrainës”. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur. Në Kosovë thonë se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërsa në Serbi insistojnë në zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkuptojnë me të.
Më të lexuarat


E rëndë/ Shqiptari vret të dashurën, dalin detajet tronditëse

Tensionet në Veri, vjen reagimi nga Ministri i Jashtëm i Serbisë

Protestë në Serbi, ja cila është arsyeja

Tensionet në Kosovë, Petkoviç del me akuza ndaj ndërkombëtarëve

Tensionet në Veri, vjen reagimi i minutës së fundit nga Albin Kurti

Tensionet në veri, reagon deputeti i njohur gjerman

Kryeministri Kurti takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, zbardhen diskutimet

Tensionet në Veri/ Grenell reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë...

Vjosa Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, ja çfarë u bisedua

"Për shmangien e Asosacionit...", analisti i njohur parashikon 'fatin' e Kosovës: Vendi mund të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme
