Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasadorja gjermane: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme, Haradinaj nuk mund ta beje

Ambasadorja gjermane: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme, Haradinaj nuk mund ta beje

Postuar: 17/07/2017 - 16:40

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën ‘Zëri’ ka thënë se rënia e PDK-së dhe ngritja e ‘Vetëvendosjes’ kanë qenë të pritshme në këto zgjedhje. Ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme, pasi që para vendit janë shumë sfida të mëdha.
 
Sipas saj, nëse Qeveria në krye me Haradinajn do t’i ketë vetëm 61 vota dhe opozita e re do të sillej në Parlament si kreu i AAK-së kundër demarkacionit, atëherë nuk do të ketë stabilitet në vend.
 
Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që ‘Vetëvendosje’ do të ketë rritje në vota. Megjithatë, ka qenë e qartë që rezultati zgjedhor nuk do të mundësojë deri në atë masë që një parti e vetme, apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë në Parlament. 
 
Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën ‘Zëri’, duke shtuar se nga bisedat që i kanë pasur me qytetarët e Kosovës e kanë fituar përshtypjen se janë të pakënaqur me gjendjen politike në vend.
Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në Evropë thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabile, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tute kjo mbetet të shihet, për faktin se për detyrat që i ka vendi përpara nevojitet stabilitet, përfshirë këtu formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave me BE-në, dialogun me Serbinë. “Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t’i çojë përpara vetëm me vullnet shumë të fortë.
Sipas saj, nëse Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillet në të njëjtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.
‘Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesit më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveç se ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet marrëveshja. Tani nuk e di se si do të veproj ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave’, shprehet Viets.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Itali, lideri i ri i 5-Stelle mund të jetë kryeministri i ardhshëm

Postuar: 19/09/2017 - 16:22

Partia italiane anti-stablishment 5-Yje pritet të emërojë Luigi Di Maio si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e pranverës që vjen, dhe sondazhet e para thonë 31-vjecari ka të gjitha shanset për të fituar. 
 
Manovrat Rusi, helikopteri qëllon automjetet e parkuara

Postuar: 19/09/2017 - 16:19

Një helikopter luftarak gjatë stërvitjeve në zonat rurale të REusisë perëndimore, ka lëshuar gabimisht raketa ndaj mjeteve të parkuara duke plagosur të paktën dy nerëz, njofto
Rumani, tetë të vrarë nga stuhia e fuqishme e erërave

Postuar: 18/09/2017 - 16:03

Një stuhi me erëra të forta çrrënjosi pemë dhe çatitë e dnërtesave të dielën, duk lënë tetë njerëz të vrarë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.
 

Postuar: 18/09/2017 - 07:38

Eshtë zbuluar autori i dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zekës. Mësohet se autori është djali i një emri të njohur në Kosovë.

Postuar: 17/09/2017 - 21:50

Në një intervistë për "SRF 4 News" kreu i Aleancës Kosova e Re njekohesisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i punëve të

Postuar: 17/09/2017 - 21:50

Në një intervistë për "SRF 4 News" kreu i Aleancës Kosova e Re njekohesisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i punëve të

Postuar: 17/09/2017 - 21:01

Në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një prej tyre vajzë e mitur.