BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Rajoni

Amerika paraljmëron Vuçiç pas deklaratës për Reçakun

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi masakrën e Reçakut.
 
Në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se ‘retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme’.
 
‘Gjithashtu, jini të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit’, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
 
“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër tjera në reagim.