BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Rajoni

Amerikanët shtojnë mesazhet ndaj Vetëvendosjes: Presim një qeveri bashkëpunuese, të ketë konsensus për zgjedhjen e presidentit

Amerikanët shtojnë mesazhet ndaj Vetëvendosjes: Presim një

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer ka zhvilluar një takim virtual me aktorët politik më të rëndësishëm në Kosovë. Takimi i fundit ishte rezervuar për kryeministrin e ardhshëm të Kosovar Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan në Kosovës, zotin Philip Kosnett. Pas takimit, zoti Kurti ka bërë me dije se mes pjesëmarrësve është folur në lidhje me nevojën për koordinimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, mbi dialogun Kosovë- Serbi. Me anë të një postimi në Twitter, zoti Kurti sqaroi se një nga temat ku ai ka këmbëngulur, është nevoja urgjente e Kosovës për të tu furnizuar me vaksina, ndërkohë që është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrë dot vaksina. Sakaq, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka sqaruar se SHBA-ja do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ai theksoi se do të donte të shihte një qeveri të fortë, partnere e mirë e SHBA-së. “Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai. Palmer shtoi se opozita duhet të jetë besnike ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti. “Sa i përket zgjedhjeve për president, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lokale, jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar ai.

Palmer mbi presidentin e ri

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, në një intervistë të dhënë për mediat kosovare, është shprehur se nuk dëshiron që t’i përgjigjet pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do ta konsideronin si një kandidaturë të përshtatshme për të parën e vendit, emrin e Vjosa Osmanit, e cila momentalisht është ushtruese e detyrës së presidentes. Palmer thotë se Amerika nuk vendos kush do të jetë presidenti i ri i Kosovës dhe se kjo është një çështje e brendshme. “Sigurisht që unë nuk jam personi i duhur për të gjykuar për këto gjëra. Këto iu takojnë proceseve politike të Kosovës, është çështje për gjykatat e Kosovës për të vendosur kush i përmbush kushtet e kush jo. Nuk mund ta mendoj asnjë arsye përse nuk do të ishte e zgjedhshme. Pra, unë nuk do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Kosovës. Votuesit do ta zgjedhin presidentin e ardhshëm të Kosovës”, tha ai. Përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka reaguar si përfundim edhe mbi incidentin mes zotit Kurti dhe Richard Grenell. Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan. “Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson. Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë”, tha ai.

Palmer takim me Listën Serbe

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarët Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiç, kanë zhvilluar një takim virtual me Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Në njoftimin e publikuar nga Lista Serbe thuhet se Rakiç ka thënë se pret qe partitë politike ta respektojnë rezultatin e këtij subjekti nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Më të lexuarat