BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Amerikanët spostojnë Rusinë nga Serbia, qeveria e re akoma dhe më larg ndikimit të Moskës

Amerikanët spostojnë Rusinë nga Serbia, qeveria e re akoma dhe

Partneri dhe mbështetësi kryesor i Serbisë ka qenë gjithmonë Rusia, por duket se me fillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, proces i cili është duke u udhëhequr njëkohësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, marrëdhënia e mirë mes Moskës dhe Beogradit janë në krizë. “Radio Evropa e Lirë” raporton se Rusia është e pakënaqur me përpjekjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të zbehur ndikimin e Rusisë në qeverinë e re në Beograd. Analisti politik, Cvijetin Millivojeviç tha se Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e themeluar më 1990, që nga koha e udhëheqësit të saj të parë Sllobodan Millosheviç, ka pasur orientim pro-rus dhe për herë të parë tash është dëbuar nga pozicionet e larta në qeveri. Në 12 vjetët e kaluara dhe në pesë mandate qeveritare, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në ekzekutivin serb. “Pa Ivica Daçiçin, qeveria e re nuk mund të konsiderohet një qeveri në të cilën ka një lojtar të fortë pro-rus. Sigurisht, Moska nuk është e kënaqur me këtë fakt”, thotë Cvijetin Milivojeviç, duke komentuar pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm politik në çdo qeveri serbe, që nga viti 2008. Në atë vit, Daçiç dhe partia e tij, duke marrë pozicionin e ministrit të Policisë, u kthyen në skenën politike për herë të parë pas rënies nga pushteti më 5 tetor të vitit 2000. Pastaj, përmes koalicionit me Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS) më 2012, Daçiç betonoi pozicionin e tij ne pushtet, përmes funksioneve si kryeministër dhe deri më sot, si ministër i Punëve të Jashtme. SPS-i me vetëm dy ministri Bazuar në ndarjen aktuale të ministrive, të dakorduar në takimin e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) të presidentit Vuçiç, në prani të kryeministres në ardhje, Ana Brnabiç, partia e Daçiçit do të ketë vetëm dy ministri nga 23 sa do të ketë qeveria e re. Në krahasim me pozicionet e rëndësishme në të kaluarën, Partia Socialiste e Serbisë, këtë herë do të udhëheqë me Ministrinë e Arsimit dhe ministrinë pa portofol. Në qeverinë e deritashme, SPS ka udhëhequr me këto ministri: të Energjisë, Punëve të Jashtme, Administratës Shtetërore, Ekologjisë si dhe një ministër pa portofol për Demografinë. Sipas Cvijetin Milivojeviç, momenti kryesor për vendimin e Vuçiçit, që të bëjë një largim përfundimtar nga Moska ishte marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington. “Administrata Trump në fakt kërkoi që të mbyllen rrugët për Rusi. Ai në të vërtetë përmbushi një pjesë të asaj marrëveshjeje duke minimizuar ndikimin e SPS-it, që konsiderohet i preferuari i Moskës, veçanërisht në sektorin e energjisë”, tha Milivojeviç.

Energjia si përçarëse

Njëra nga pikat e marrëveshjes për normalizim ekonomik, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, nga Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, ka qenë edhe diversifikimi i burimeve të energjisë nga të dyja palët, që në praktikë mund të nënkuptojë uljen e blerjes së gazit nga Rusia.

Vojisllav Vuletiç, president i asamblesë së Shoqatës serbe të gazit, e cila ka në përbërje inxhinierë dhe ekspertë të gazit, thotë se Serbia, përveç një prodhimi të vogël vetanak të gazit për ngrohje dhe industri, është pothuajse 100 për qind e varur nga importet e energjisë nga Rusia.“Për momentin, nuk ka burime të tjera të cilave Serbia mund t’iu bashkohet në mënyrë që të ketë larmishmëri. Rrjedha Turke është duke u ndërtuar tani, por do të jetë gjithashtu me gaz rus, edhe pse në të mund të përfshihen edhe burime tjera të energjisë nga Turkmenistani dhe Azerbajxhani. Pra, ekziston mundësia për ndarjen e burimeve, por kjo, vetëm në të ardhmen”, shprehet Vuletiç. Sipas Shoqatës së gazit, Serbia çdo vit importon rreth dy miliardë metra kub gaz nga Rusia dhe katër milionë tonë naftë, një burim energjie që arrin përmes ish-ndërmarrjes shtetërore ”Naftna industrija Srbije”, pjesa më e madhe e së cilës tani zotërohet nga gjiganti rus i energjisë Gazprom. Gazsjellësi i ri, Rrjedha Turke, pritet të transportojë 31.5 miliardë metra kub gaz nga Rusia në vit. Gjysma e kësaj – 15,75 miliardë metra kub janë të rezervuara për nevojat e Turqisë, ndërsa gjysma tjetër do të shkojë më tej në Evropën Jugore dhe Qendrore, ndër të tjera përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë.

Më të lexuarat