BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon letër Kurtit dhe kërkon njohje reciproke Beograd-Prishtinë

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë ditën e djeshme një letër urimi për postin e të parit të qeverisë, nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Në krye të letrës, Sekretari Blinken ka uruar zotin Kurti dhe ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara janë duke pritur mundësinë e një bashkëpunimi që do ta çonte Kosovën përpara. “I nderuar zoti kryeministër. Unë uroj popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike të 14 shkurtit. Ne e mirëpresim formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe presim me padurim për të punuar ngushtësisht me qeverinë tuaj në mënyrë që të sigurohemi që Kosova sovrane, e pavarur, multietnike dhe demokratike, të zërë vendin e saj si një partnere e barabartë në familjen Euro-Atlantike”, shkruan zoti Blinken. Një nga pikat e cekura prej tij, ka qenë edhe zotimi i qeverisë së re të kryesuar nga Albin Kurti për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar ndikimin e ligjit. Këty zoti Blinken i është resuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, se tre prioritetet e qeverisë së tij do të jenë punësimi i qytetarëve, sistemi i drejtësisë dhe menaxhimi i situatës së pandemisë. “Ne mirëpresim angazhimin për të lutuar korrupsionin, për të forcuar rregullin dhe ligjin, dhe për tu ringritur pas pandemisë COVID-19, ndërkohë që kërkoni të mbështesni aspiratat e qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë këtu dëshirën e tyre për të pasur një qeveri me transparencë të shtuar dhe mundësi ekonomike”, shkruhet në letër. Sekretari Blinken nuk ka lënë pa prekur edhe temën e nxehtë të dialogut me Serbinë, proces i cili është pak a shumë i ngrirë dhe pa asnjë zhvillim, duke pasur parasysh edhe faktin se Kosova sapo kaloi një proces zgjedhor dhe sapo përfundoi konstituimi i institucioneve paszgjedhore. Në letër theksohet se një marrëveshje përfundimtare, e cila përfundon me një njohje të ndërsjelltë, është thelbësore. “Kosova duhet gjithashtu të angazhohet në mënyrë produktive dhe pa vonesë në dialogun me Serbinë, të mbështetur nga SHBA-të dhe lehtësuar nga BE-ja. Sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, përfundon letra e Blinken për Kurtin.

Osmani përjashton dialogun si prioritet

Astu siç është shprehur edhe kryeministri Albin Kurti, se dialogu me Serbinë nuk është prioritet në më kryesoret e kësaj qeverie, edhe presidentja e re Vjosa Osmani, ka deklaruar ditën e djeshme se nuk është normale që në një kohë kur e gjithë bota dhe Kosova është duke u përballur me një pandemi si ajo e Copvid-19, të vendosësh dialogun si prioritet. Një deklaratë të tillë Osmani e ka bërë në takimin e djeshëm me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Zonja Osmani bëri me dije se tashmë është emergjente sigurimi i dozave të nevojshme të vaksinave, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen, gjë që do të lehtësonte edhe sistemin shëndetësor.  Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me COVID-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike. Në këtë Takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë e thellimit të tyre. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave. Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetëm dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike.

Më të lexuarat