
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Analiza e REL/ Pas kritikave, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Shtator 2023

Ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, të cilat mundësojnë uljen e dënimit me burgim për zyrtarët shtetërorë, kanë hyrë në fuqi më 14 shtator, megjithëse u kritikuan dukshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Në bazë të këtyre ndryshimeve – të cilat u miratuan nga Kuvendi maqedonas më 6 shtator – personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetin zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore, do të dënohen deri me pesë vjet burgim.
Me ligjin e deritanishëm, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë e mund të shkonin deri në më shumë se 10 vjet burgim.
Shefi i zyrës së delegacionit evropian në Shkup, David Geer, më 14 shtator e kritikoi mënyrën sesi Maqedonia e Veriut i bëri këto ndryshime në kodin penal.
“Komisioni Evropian shpreh brengosje se disa nga ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal bartin rrezikun e reduktimit të pandëshkueshmërisë. Komisioni Evropian, gjithashtu, thekson rëndësinë e sundimit të ligjit, sa i përket gjykimit të rasteve penale që duhet të adresohen dhe procedohen në mënyrë adekuate”, tha Geer.
Bashkimi Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut “duhet të jetë e përkushtuar, efikase dhe bindëse në promovimin e sundimit të ligjit përmes luftimit të veprimeve kriminale”.
Lidhur me ndryshimet e bëra, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup tha se një ekip i saj ligjor po i shqyrton përmbajtjet e Kodit, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikujtuar autoritetet se “korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”.
Ulje më drastike të dënimit me burgim parashihen në Nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.
Në vend të maksimumit prej 10 vjetëve burgim, që parashikohej më parë për personat që krijojnë grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tri vjet burgim.
Ndryshimet janë kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare, e cila vlerëson se “pushteti po përgatitet për mbrojtjen e zyrtarëve të saj pas kalimit në opozitë”.
“Ndryshimet në Kodin Penal, realisht janë një amnisti e fshehur për funksionarët e lartë të cilët duart i kanë në krim dhe korrupsion. Këto ndryshime prekin zyrtarë aktual të qeverisë të cilët po përgatiten për në opozitë andaj edhe po bëjnë gjithçka që krimin dhe korrupsionin e bërë gjatë qeverisjes së tyre ti mbulojnë me aspektet ligjore. Sistemin gjyqësor nuk i duhet amnisti për zyrtarët e zhytur në krim dhe korrupsion, por i duhet luftë e organizuar institucionale kundër krimit dhe korrupsionit që të mund këtë sistem dhe shoqëri ta vendosim në rrugën e drejtë të integrimeve evropiane”, ka deklaruar deputeti Fadil Zendeli në emër të Frontit Opozitar Shqiptar.
Por, pavarësisht reagimeve, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha më 13 shtator se “ndryshimet janë bërë në përputhje me legjislacionet e vlefshme në Bashkimin Evropian.”
“Nëse i shihni nivelet e dënimeve dhe nëse i krahasoni me Slloveninë, atëherë do të shihni se janë në të njëjtin nivel. Ne më parë kishim një ligj në të cilin dënimet ishin të kohës së komunizmit”, tha Kovaçevski.
Më të lexuarat


U lirua nga burgu, avokati serb padit Radoiçiçin për terrorizëm

Ambasadori amerikan në Kosovë: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës nuk merr fund me deklaratat e Radoiçiçit

Tragjedia në Venecia, publikohet momenti rrëqethës kur babai nxjerr të bijën nga urbani (Video)

Radojiçiç “kurban” i Vuçiç, Serbia përfshin Dodikun në sulmin terrorist në Veri: Ish-nënkryetari i Listës Serbe mori armë në Bosnjë dhe i fshehu në pyjet e Kosovës

Vuçiç zbardh skemën e sulmit në veri: Armët do t'u shpërndaheshin banorëve serbë të Kosovës

Dodik i rikthehet sulmeve ndaj SHBA, akuzon ashpër ambasadorin amerikan: Ai urren serbët

Diskutimet në PE/ Eurodeputeti austriak shpërthen në tone të ashpra: T’i bëhet e qartë Vuçiç se njerëzit në Kosovë s’mund të provokohen

Autobusi bie nga mbikalimi, raportohet për 20 viktima, dalin detaje nga aksidenti tragjik

Tensionet në Veri, reagon Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

Serbët thanë se Radoiçiç i mori armët në Bosnje, reagon Sarajeva zyrtare
