Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Angelina Jolie fjalë prekëse për Srebrenicën: Ai vend i ftohtë, i zbrazët e i shkretuar lë ndjenjë të tmerrshme, ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori

Angelina Jolie fjalë prekëse për Srebrenicën: Ai vend i ftohtë, i zbrazët e i shkretuar lë ndjenjë të tmerrshme, ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori

Postuar: 11/07/2015 - 17:29

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, i është bashkuar sot numrit të madh të njerëzve, që kanë përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë.
 
Në disa fjalë prekëse, Jolie ka sjellë në kujtesë vizitën e saj në fabrikë në Potoçare.
 
"Ai vend i ftohtë, i zbrazët dhe i shkretuar dhe ato mure ku janë rreshtuar histori dhe kujtime individuale, lë ndjenjë të tmerrshme, që ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori. Te nënat e Srebrenicës kam gjetur një kundërshti të fuqishme të asaj të keqeje. Në mirësinë e tyre të pakufi, në dinjitetin dhe maturinë me të cilën ruajnë kujtimet për fëmijët e vetë. Vendosmëria e tyre për të flakur tutje hakmarrjen dhe urrejtjen është fuqia e cila më ka lënë të pagojë. Në thelbin e vetë ajo bëhet vetëm edhe më e keqe për shkak të atyre që i mohojnë faktet historike. Prandaj ka rëndësi edhe më të madhe që të ndihmojmë të gjithë ne, të cilët jemi miq të Bosnjë e Hercegovinës, që kujtimi për Srebrenicën kurrë të mos zbehet", ka thënë Jolie. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri