BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

Anthony Blinken shkund Serbinë, i kërkon Vuçiçit të njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës

Anthony Blinken shkund Serbinë, i kërkon Vuçiçit të

Ashtu siç edhe pritej nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presioni i Shteteve të Bashkuara në lidhje me njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran, pas ardhjes në pushtet të demokratit Joe Biden, ka filluar rritjen. Një gjë e tillë kuptohet nga letra të cilën Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i ka dërguar presidentit serb Vuçiç. “Faleminderit për letrën tuaj të urimit mbi emërimin tim në postin e Sekretarit të Shtetit. Vendi juaj ka një rol qendror në vendosjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në sigurimin e një të ardhme plot prosperitet për rajonin... Përgjatë viteve ne kemi qenë aleatë në dy luftëra botërore... Ne synojmë që të ecim në mbështetjen e përbashkët për të tejkaluar edhe pandeminë e shkaktuar nga Covid-19”, shkruante letra e Blinken. Sekretari i Shtetit ka theksuar gjithashtu rëndësinë që ka për Shtetet e Bashkuara njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e rolin që do të luante diçka e tillë për të gjithë rajonin. “SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, me prosperitet dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Një normalizim i marrëdhënieve do të avanconte edhe integrimin europian të të gjithë rajonit”, shkruhet në letër. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe që është theksuar edhe nga presidenti serb, ka qenë fjalia në fund pranë nënshkrimit, e shkruar me shkrim dore. “Më kujtohen shumë mirë bisedat tona dhe më padurim pres rinovimin e tyre”, ka shkruar Blinken me stilolaps në fund të letrës që është dërguar më 23 shkurt, por që është bërë publik vetëm së fundmi. “Duke mos llogaritur njohjen reciproke me Kosovën, mesazhi ishte i mirë dhe kuptimplotë. I kam uruar postin e rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se i është kujtuar bashkëpunimi ynë. Madje me dorë e ka shkruar një pjesë, është lajm i rëndësishëm”, ka qenë deklarata e Vuçiç ditën e djeshme. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian është dukje ushtruar presion mbi Kosovën dhje angazhimin e saj mbi dialogun. Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka bërë ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon dhe se tashmë ka ardhur koha që procesi të përmbyllet me sukses, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht obliguese e cila do të adresoj të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Një deklaratë e tillë është bërë nga një prej zëdhënësve të Bashkimit Europian.

Konjufca akuza Serbisë

Ushtruesi i detyrës të Presidentit të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur ditën e djeshme se Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç nuk është shkëputur nga drejtimi i saj kundër popullit shqiptar. Ai tha se këtë po e dëshmon edhe provokimi i Vuçiçit me publikimin e një fotografie të Kosovës me flamurin e Serbisë mbi të. Konjufca në një prononcim për media pas homazheve në Rahovec, tha se masakrat e kryera nga pushtuesi serb dëshmojnë më së miri sesa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviçit. Ai tha se është për t’u pikëlluar sesi drejtësia ende nuk është vënë në vend, teksa bëri thirrje që kjo të ndodhë.

“Në këtë masakër shteti i Serbisë dhe forcat e saj nuk i kanë kursyer as fëmijët. Kanë vrarë edhe fëmijë. Kjo tregon se sa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviçit por, kjo tregon po ashtu që edhe Serbia e sodit e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç nuk është shkëputur prej asaj politike. Tjetër është që ata nuk i kanë forcat policore këtu në Kosovë por, me deklaratat e tyre, me qëndrimet e tyre, me flamurin e Serbisë që po e vizatojnë mbi tërë Kosovën po tregojnë që do të vazhdojë të njëjtin drejtim që e ka pasur Serbia gjithmonë dhe që është kundër popullit shqiptar dhe që ka çuar në masakrat që i kanë kryer këtu në Rahovec”, tha ai.

Më të lexuarat