Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asnjë zgjidhje për problemin e embargos Kosovë-Maqedoni

Asnjë zgjidhje për problemin e embargos Kosovë-Maqedoni

Postuar: 11/09/2013 - 17:54

Qeveria e Maqedonisë ka diskutuar deri në orët e para të mëngjesit për zhvillimet e fundit në raportet me Kosovën, por ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar lidhur me raportin që ka prezantuar ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, pas bisedave që kishte realizuar në Prishtinë për mundësitë e kapërcimit të situatës. Jozyrtarisht bëhet e ditur se qeveria ka vendosur që të mos ndërmerret asnjë masë tjetër plotësuese, ndërsa të punohet intensivisht për kapërcimin e situatës.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që dy shtetet njëkohësisht të tërheqin vendimet dhe me këtë të normalizohen raportet ndërmjet dy vendeve. Kjo, sipas burimeve, mund të ndodhë në dy-tre ditët e ardhshme me atë që ekzekutivi i Maqedonisë t’i tërheqë vendimet për importin e kushtëzuar të miellit, si dhe taksat rrugore për shtetasit e Kosovës, ndërsa Qeveria e Kosovës masat e vendosura për ndalimin e prodhimeve të Maqedonisë të destinuar për tregun kosovar.

Ndërkohë dëmet nga embargoja ndërmjet dy vendeve, sipas shoqatave ekonomike të Maqedonisë, janë të larta për kompanitë maqedonase, të cilat, vlerësohet të kenë humbur deri në 1 milion dollarë në ditë për shkak të suficitit të madh tregtar që ka Maqedonia në raport me Kosovën.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 19:42

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Postuar: 18/11/2019 - 19:37

Pediatrja Alma Dresovic është pediatrja nga Mali i Zi, e cila shpëtoi një fëmijë që kishte gëll

Postuar: 18/11/2019 - 18:57

Mijëra qytetarë dhe zyrtarë kroatë morën pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në Vukovar në për

Postuar: 18/11/2019 - 18:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 në

Postuar: 18/11/2019 - 16:39

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar sot në g

Postuar: 18/11/2019 - 15:17

Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdoi ikjen nga marrja e përgjegjësive për trajtimin e rast

Postuar: 18/11/2019 - 15:03

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se ftesat kanë për qëllim njollosjen e luft