
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Asnjë marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Pas takimit të dështuar në Bruksel, reagon BE: Kosova po pengon normalizimin e marrëdhënieve

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Shtator 2023

“Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës.
Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën, tha Borrell.
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme është shprehur, se i ka propozuar Kurtit dhe Vuçiqit që të zhvillojnë paralelisht planet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe njohjen e Kosovës.
Konkretisht propozimi i Borrell ishte që një kohë që fillon ngritja e Asociacionit të rënë në ujdi prej kohësh, nga ana e Serbisë do të fillonin hapat për njohjen e Kosovës. Por Kurti për fat të keq ka këmbëngulur në njohjen e Kosovës si hap të parë, u shpreh Borrell, kurse Vuçiç e pranoi këtë propozim.
Borrell paralajmëron nga gjendjen e stanjacionit
Borrell paralajmëroi të dyja palët për stanjacionin dhe se ai do të pengojë anëtarësimin e dëshiruar në BE.
“Pa normalizim as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk do të ketë një të ardhme europiane”, citon Reuters të ngarkuarin e BE, Josep Borrell. Kështu edhe takimi i fundit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE nuk solli asnjë sukses edhe pas disa orë negociatash.
Kryeministri Kurti u kundërpërgjigj pas reagimit nga BE dhe akuzoi BE për anshmëri dhe se ka bërë të vetin pozicionin e Serbisë. Presidenti Vuçiq nga ana e tij kërkoi që bisedimet të vazhdonin.
“Ne duhet të bisedojmë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, tha Vuçiç.
Edhe mediat gjermane e kanë pasqyruar takimin e së enjtes (14.09.) në Bruksel, dhe theksojnë mosarritjen e ujdisë mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.
“Përpjekjet e BE për të shtensionuar tensionet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish”, shkruan portali online i ZDF. Kurse Deutschlandfunk shkruan se “përpjekja për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e BE ishte sërish e pasuksesshme”. /DW
Më të lexuarat


Intervista me CNN/ Këshilltari serb i shkruan gazetares: Të thashë, Vuçiç do fajësojë Kosovën për gjithçka! Më ke një drekë borxh

U lirua nga burgu, avokati serb padit Radoiçiçin për terrorizëm

Ambasadori amerikan në Kosovë: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës nuk merr fund me deklaratat e Radoiçiçit

Tragjedia në Venecia, publikohet momenti rrëqethës kur babai nxjerr të bijën nga urbani (Video)

Radojiçiç “kurban” i Vuçiç, Serbia përfshin Dodikun në sulmin terrorist në Veri: Ish-nënkryetari i Listës Serbe mori armë në Bosnjë dhe i fshehu në pyjet e Kosovës

Vuçiç zbardh skemën e sulmit në veri: Armët do t'u shpërndaheshin banorëve serbë të Kosovës

Dodik i rikthehet sulmeve ndaj SHBA, akuzon ashpër ambasadorin amerikan: Ai urren serbët

Diskutimet në PE/ Eurodeputeti austriak shpërthen në tone të ashpra: T’i bëhet e qartë Vuçiç se njerëzit në Kosovë s’mund të provokohen

Autobusi bie nga mbikalimi, raportohet për 20 viktima, dalin detaje nga aksidenti tragjik

Tensionet në Veri, reagon Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
