BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Asociacioni i Komunave, kryeministri Hoti shprehet optimist, Lëvizja Vetëvendosje valë kritikash

Asociacioni i Komunave, kryeministri Hoti shprehet optimist, Lëvizja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur pozitiv për Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale. Me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, kryeministri Hoti është shprehur se ky bashkëpunim do të ndihmojë në vlerësimin e nivelit të zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë. “Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së. Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avancuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe pjesën tjetër rregullatore ligjore”, ka shkruar i pari i qeverisë.

LVV skeptike ndaj Asociacionit të Komunave serbe

Ndërkohë që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka filluar bashkëpunimin me ato të KE, Asociacionii Komunave serbe është një nga temat më të nxehta, madje ka sjellë edhe pezullimin faktik të dialogut Kosovë- Serbi. Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se nuk i zë besë deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti se nuk do të hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe me Serbinë. Nga kjo parti pretendohet se fakti që Kryeministri e ndërron kaq shpesh qëndrimin e tij, e bën atë të klasifikohet si një politikan dhe kryeministër ndaj të cilit ata nuk mund të kenë besim. Nga kjo parti vlerësohet se në rrethanat aktuale ku i kërkohet vendit ndryshimi i Kushtetutës për t’iu përshtatur statutit të AKS-së nuk mund të ketë një marrëveshje finale të mirë për Kosovën. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka deklaruar për mediat kosovare se tema e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të jetë e mbyllur për Kosovën, teksa shprehet edhe shqetësuese për deklaratat se në vend ka pasur pajtueshmëri për implementim të tij.“E para e punës, zotëri Hoti nuk është një njëri që nuk i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Kemi parë jo nga muaji në muaj, por nga dita në ditë ndryshim të deklaratave. C?farë thotë? sot nuk e thotë? nesër dhe kjo nuk është një? gjë? e mirë. Në anën tjetër edhe në lidhje me asociacionit ka përdor deklarata që c?ështja e asociacionit është temë e mbyllur, por ka thënë edhe se ne kemi marrëveshje të vitit 2013 atë? të vitit 2015 dhe kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E që vendimi i saj e bënë të pazbatueshme marrëveshjen e vitit 2015 dhe asaj 2013. Por ai i ka përmendur të gjitha. Kështu që nga e kaluara e tij dhe këtu duhet të kemi parasysh s’mund t’i besojmë fjalëve që ai thotë”, është shprehur ajo. Më tej Nagavci ka bërë me dije se në takim me liderin e LVV, Albin Kurti, i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajcak nuk e ka përmendur çështjen e Asociacionit të komunave serbe. “Lajc?ak nuk e ka hapur fare këtë c?ështje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë besoj që ai si një diplomat e ka të qartë se për LVV sikur në 2013-2015 e ashtu edhe sot është një temë e mbyllur dhe të themi të drejtën vetëm për LVV është temë e mbyllur. Ai e dinë që nuk mund të diskutohet kjo temë me ne, e aq më shumë pas vendimit të Kushtetueses të dhjetor të vitit 2015. Tashmë kjo temë nuk do të duhej në asnjë prej partive dhe institucioneve tona. Është shqetësuese deklarata që ka pasur pajtueshmëri”, ka vijuar Nagavci e cila ka shtuar se ka mendim kritik edhe për letrën e publikuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa për garancitë e atëhershme të BE-së se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Më të lexuarat