BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Rajoni

Asociacioni, “kushtëzimi i radhës” për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, Brukseli mesazh të prerë

Asociacioni, “kushtëzimi i radhës” për vazhdimin e

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se është pika kyçe që po ndikon në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Takimi i radhës në Bruksel ishte përcaktuar të hënën e kaluar, dhe pavarësisht deklaratave se ky takim u shty si pasojë e Covidit, sipas mediave të huaja e vërteta qëndron në faktin që Serbia kërkon që në rend të ditës të jetë tema e Asociacionit, ndërsa pala kosovare nuk e pranon diskutimin e një pike të tillë. Instituti Demokratik i Kosovës dhe nga Platforma CiviKos vlerësojnë se vazhdimi i procesit të dialogut mund të shtyhet apo zgjatet në kohë për shkak të qëndrimeve të kundërta të dy shteteve, rreth formimit të Asociacionit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni. Kosova thotë se çështja e Asociacionit është çështje e mbyllur, edhe pse ende nuk është formuar, Serbia insiston që për këtë çështje duhet të diskutohet sërish. Madje, në takimin e fundit të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh në Bruksel, Beogradi e kushtëzoi vazhdimin e dialogut me këtë çështje.

Qëndrimi i BE

Bashkimi Evropian ka sqaruar se qëndrimi i saj mbetet se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet dhe se në zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të merret parasysh edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. “I takon Kosovës që të propozojë si të ecet përpara, me zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, duke marrë parasysh mendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano kur u pyet nëse duhet të zbatohet Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”. Më herët, Stano kishte thënë se Kosova me këto marrëveshje ka marrë obligime me vullnet të mirë dhe duhet t’u përmbahet atyre obligimeve. “BE dhe shtetet anëtare presin nga palët që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet nga e kaluara. Çështjet e hapura nga marrëveshjet e mëparshme duhet të adresohen paralelisht me negociatat në vazhdim e sipër për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha Stano, teksa iu përgjigj pyetjeve lidhur me atë se a do të bisedojnë palët për krijimin e Asociacionit gjatë bisedimeve në Bruksel. “Asociacioni është një mjet i krijuar në vitin 2013 për të adresuar nevojat e komunitetit pakicë serb në Kosovë. Si pjesë e negociatave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse është thelbësore që të adresohen në përgjithësi aranzhimet për komunitetin pakicë. Në vitin 2013, Kosova ka hyrë në Marrëveshje për të themeluar Asociacionin e komunave serbe. Kjo marrëveshje është bërë me vullnet në mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është anuluar apo tërhequr asnjëherë. Në fakt, Marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me shumicën e 2/3 të votave. Duke bërë këtë, Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare për të zbatuar këtë marrëveshje”, ka thënë zëdhënësi i BE-së. Zëdhënësi i BE-së, duke shprehur qëndrimin e bllokut evropian, ka shtuar se “i takon Kosovës që të propozojë rrugën tutje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”. Stano ka thënë se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin rregullisht është keqinterpretuar”.

“Gjykata asnjëherë nuk ka thënë se Asociacioni nuk mund të themelohet. Prandaj, presim nga Kosova që të respektojë obligimin që ka marrë përsipër në dialog. Çështja e aranzhimeve për komunitetin joshumicë -Asociacionin duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ashtu siç kishin rënë dakord liderët në takimin e tyre të parë në korrik të vitit 2020 dhe ishte konfirmuar në rundin e fundit më 7 shtator”, është shprehur Stano.