Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asociacioni, Mustafa: Themelohet të shtunën. Daçiç kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos luani me zjarrin

Asociacioni, Mustafa: Themelohet të shtunën.  Daçiç kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos luani me zjarrin

Postuar: 10/09/2015 - 22:03

Ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos ta “themelojnë Asociacionin paralele të komunave siç është rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”.
 
Daçiç në mitingun parazgjedhor të mbajtur në Medvegjë, ku të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ka thënë se shqiptarët se në këtë komunë dhe në komunat Bujanovc dhe Preshevë nuk duhet të jenë të diskriminuar, por duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe rendin e vendit ku jetojnë.
 
“I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë mos të themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Ajo që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Daçiç.
 
Ai ka thënë se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me faktin që po bisedon në Bruksel me palën e Kosovës.
 
Më herët  kreu i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  deklaroi se se asociacionin do ta themelojnë për te realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ashtu siç po krijohet ai në Kosovë për t’i realizuar të drejtat e serbëve në territorin e Kosovës.
 
Udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë kanë vendosur që të shtunën në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që do të krijohet në Kosovë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:30

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr.

Postuar: 13/10/2019 - 22:45

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së

Postuar: 13/10/2019 - 17:39

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësu

Postuar: 13/10/2019 - 15:05

Lidhur me helmimin e 26 numëruesve në Prishtinë, ka reaguar drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeveri

Postuar: 13/10/2019 - 14:45

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, raporton se 26 zyrtarët e Kosovës nuk janë helmuar në Qendrën e

Postuar: 13/10/2019 - 12:31

26 zyrtarë kosovarë janë helmuar pasi kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota, të ar

Postuar: 12/10/2019 - 23:04

Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që