
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Avdulla Hoti: Konsensus për presidentin e ri ndryshe shkojmë në zgjedhje, me Haradinajn s’kemi pakt për këtë post

Shkruar nga Sonila Elezi 12 Dhjetor 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është intervistuar mbrëmjen e së enjtes nga mediat kosovare, ku ka folur në lidhje me situatën e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit dhe afrimin me disa prej partive në vend dhe largimin me disa prej tyre. Lidhur me rastin e presidentit, Hoti ka sqaruar se sipas tij Kosova ka vetëm dy mundësi, ose partitë politike të ulën në tavolinën e bisedimeve dhe të marrin një vendim mbi emrin e presidentit të ri, ose vendi duhet që të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e reja duke filluar me marrjen e një vendimi për datën e zgjedhjeve. “Jemi para një sfide për zgjedhjen e presidentit dhe ky është fakt dhe me këtë duhet të merri tash dhe jemi duke punuar që të ulemi së bashku të gjitha forcat politike të shqyrtojmë gatishmërinë tonë për të tejkaluar këtë situatë nëse ka gatishmëri pra ose dakordohemi për presidentin ose për datën e shkuarjes në zgjedhje”, u shpreh kryeministri Hoti.
Hoti mbi marrëdhëniet me partitë politike në vend
Kryeministri është deklaruar edhe në lidhje me pretendimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se nuk votojnë asnjë emër tjetër për postin e të parit të shtetit, përveç kreut të tyre Ramush Haradinaj. Hoti shtoi se në marrëveshjen e koalicionit çështja e presidentit nuk është e përfshirë. “Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin. Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh partnerit të koalicionit qeverisës, i cili tha se dialogu duhet të ndërpritet, Hoti tha se kryeministër i vendit është ai. “Ata mund të kërkojnë që të pezullohet por unë jam kryeministër i vendit dhe unë kam një marrëveshje të koalicionit ku procesi i dialogut është i trajtuar qartë dhe jemi pajtuar për parimet sesi zhvillohet ky proces dhe unë nuk mund të lejojë që Kosova të izolohet. Procesi i dialogut duhet të vazhdojë. Ka pas disa reagime të AAK-së që nuk kanë qenë të duhura sa i përket procesit dialogut”, tha Hoti. Kryeministri ka thënë edhe se nuk ka afërsi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, megjithëse këta të fundit ishin faktor që të kalonte Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke votuar këtë ligj në lexim të dytë, pasi nëntë herë kishte dështuar të kalonte. Hoti tha se zgjedhja e Presidentit të Kosovës, nuk ka të bëj me votat që ata i kanë dhënë gjatë miratimit të Ligjit. “Nuk ka asnjë afërsi. Nuk mund t’i ndërlidhni këto. PDK-ja ka ofruar disa amendamente, i kemi akomoduar, i kemi vendosur në Ligjin për Rimëkëmbje dhe ka përfunduar aty. Zgjedhja e presidentit është tjetër temë”, sqaroi i pari i qeverisë kosovare. “Në leximin e parë unë e kam ftuar opozitën që të japin komentet e tyre për ta pasuruar këtë Ligj. Unë vërtetë i falënderoj, sinqerisht i falënderoj që bënë të mundur që ky ligj të miratohet dhe tash të fillojmë me zbatimin e Ligjit. Në fund qytetarëve nuk u intereson se kush i merr meritat për votimin e ligjit, por ju intereson atë që në fund të ditës e shohin në buxhetin e tyre të familjes. Nuk ka qenë që nuk jemi pajtuar, por nuk ka pasur rekomandime nga opozita. Mandej kur na i sollën amendamentet edhe i diskutuam dhe i miratuam”, u shpreh Hoti.
Më të lexuarat


Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje ekstreme e temperaturave

‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma
