BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Rajoni

Avdullah Hoti jep lajmin e mirë

Avdullah Hoti jep lajmin e mirë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar së fundmi që ekonomia e vendit është duke iu kthyer normalitetit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Hoti ka tënë se vetëm në muajin janar të hyrat nga Dogana janë rritur për 11 % më shumë së një vit më parë.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrar nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020. Kthimi në normalitet është rezultat i:

1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,

2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,

3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe

4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.

Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.

Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike.