BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Rajoni

Bashkimi Europian nënshkruan kontratën e ndihmës për Kosovën, ja cila është shuma e akorduar për luftimin e koronavirusit

Bashkimi Europian nënshkruan kontratën e ndihmës për

Bashkimi Europian ka nënshkruan kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën, për luftimin e COVID-19.

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan. I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit, shkruan “REL”.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Në një njoftim të mëhershëm të zëdhënsit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është thënë se “pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni, shiringë, autoambulanca etj”.

Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”, ka shkruar Hoti në llogarnë e tij në "Facebook".