Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE bën thirrje për mbylljen urgjente të kampit në Bosnje e Hercegovinë

Postuar: 14/11/2019 - 15:15

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Bosnjës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedise tjera të gjithë migrantët që gjenden aty.
 
Një debat mbi situatën e emigrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë u zhvillua në Parlamentin Evropian.
 
Ministrja e Jashtme e Finlandës ,Tytti Tuppurainen, në emër të presidencës së BE-së, shprehu shqetësimin se kapacitetet ekzistuese të pritjes së emigrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë ishin "kryesisht të pamjaftueshme".
 
"Fatkeqësisht, përkundër gatishmërisë së BE-së për të siguruar mbështetjen e nevojshme financiare, qeveria nuk ka siguruar lokacione të reja. Pavarësisht faktit se BE vazhdon të monitorojë situatën në terren dhe përpiqet të ofrojë ndihmë, është thelbësore që autoritetet lokale dhe kombëtare të Bosnjës, të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe të kontrollojnë situatën", tha Tuppurainen.
 
Komisioneri evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulous tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranueshme.
 
"Ne nuk mund të pranojmë transferimin e vazhdueshëm të migrantëve dhe refugjatëve në lokacionin krejtësisht të papërshtatshëm të Vuçjakut, ku ata janë në rrezik serioz për shkak të mungesës së ujit, kanalizimeve, strehimit dhe mbrojtjes", tha ai, duke paralajmëruar se BE-ja nuk do të ofrojë ndihmë financiare për këtë kamp.
 
Avramopulous tha se Komisioni Evropian iu përgjigj menjëherë nevojave urgjente të Bosnjës, duke ndarë mbi 36 milionë euro që prej vitit të kaluar. Sipas tij Brukseli vazhdimisht i ka kërkuar vendit, të sigurojë qendra pritëse kalimtare, mirëpo nuk ka asnjë vendim nga autoritetet lokale në këtë drejtim.
Gjatë debatit, eurodeputetët iu bashkuan thirrjes së institucioneve tjera të BE-së për të mbyllur sa më shpejt kampin e Vuçjakut, i cili sipas tyre, nuk posedon as kushtet minimale.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 19:54

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi sot kryeministrin e ri të vendit. Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
 

Postuar: 05/12/2019 - 18:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sot komentet e krerëve të qe

Postuar: 05/12/2019 - 18:15

Në një lëvizje që pritet të vështirësojë më shumë arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbis

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve

Postuar: 05/12/2019 - 15:17

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petro

Postuar: 05/12/2019 - 15:14

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se

Postuar: 05/12/2019 - 15:11

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka mbrojtur s