BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x

Rajoni

BE: Bullgaria të jetë me fleksibile me Maqedoninë e Veriut, të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër

BE: Bullgaria të jetë me fleksibile me Maqedoninë e Veriut,

Shefi për Politikën e Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Josep Borrell është deklaruar ditën e djeshme në lidhje me Bullgarinë dhe qëndrimet të cilat ajo duhet të mbajë në raport me Maqedoninë e Veriut dhe veton e vendosur ndaj saj. Mosdakordimi mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe historisë, ka bllokuar procesin e integrimit për Maqedoninë e Veriut, shtet i cili është edhe anëtare e NATO-s. “Mendoj se Bullgaria duhet të shfaqë fleksibilitet më të madh për këtë çështje, që e bllokon fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi shefi i diplomacisë europiane.  Ndërkohë, Komisioni Europian ka reaguar dje në lidhje me deklaratën e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev mbi regjistrimin e popullatës në Maqedoni. Radev, në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Slloveni tha se nëse në regjistrimin e popullsisë së Maqedonisë së Veriut nuk janë mbi 120 mijë qytetarë të regjistruar si bullgar, ata nuk do të lejojnë të nisin bisedimet. Radev kërkoi që Maqedonia e Veriut ta njohë të vërtetën historike siç ka bërë edhe me Greqinë, ndërsa qytetarët bullgarë të përshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Më shumë se 120,000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë janë gjithashtu shtetas të Republikës së Bullgarisë, bazuar në vullnetin e tyre të qartë dhe dokumentet e paraqitura objektive të origjinës. Dhjetëra mijëra janë duke pritur për pasaportat e tyre bullgare dhe ne presim që ai realitet të reflektohet në regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë”, është shprehur ai. Ndërkohë Brukseli, me anë të një deklarate të zëdhënëses Dana Spinant, tha se pret nga Bullgaria që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër, saktësisht të Maqedonisë. “Asnjëherë nuk është e pranueshme që një shtet t’i diktojë çfarëdo qoftë një shteti tjetër. Në rastin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për çështje metodologjike. Ne duam që sa më shpejtë të zgjidhet çështja bilaterale për të cilën Bullgaria nuk e përkrah mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagim.

Qëndrimi i Zaev

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili i ka konsideruar deklaratat e presidentit bullgar si fyerje për qytetarët maqedonas. Pavarësisht reagimeve të cilat e sugjerojnë që një zgjidhje e kontestit mes dy shteteve është jo shumë e mundur, Zaev është shprehur i bindur se mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit, pasi, siç theksoi, kjo është e mundur pasi ndryshimet nuk janë aq të mëdha dhe e kemi për detyrë të hapim të ardhme dhe jo të jemi të ngujuar në të kaluarën. “Asnjëherë nuk i kam parë kështu këmbëngulës kancelaren Anglea Merkel dhe presidentin Emamnuel Makron, të jenë të saktë, të jenë të qartë, duke biseduar edhe me mua edhe me presidentin Radev, për shkak të hapit të ardhshëm në këtë drejtim”, tha Zaev, referuar edhe takimit katërpalësh mes tij, Radev, Macron dhe Merkel. Në pyetjet e gazetarëve se kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri përkujtoi se RMV në mars të vitit 2020 mori vendim me votimin e 27 vendeve anëtare për vendimin për fillimin e negociatave dhe kjo është marrë, që nuk ishte rast nga viti 2005 e këtej. “Ne jemi në Evropë dhe nuk ka ikje prej kësaj”, theksoi Zaev. I pyetur për deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani i cili tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë nuk është pengesë, por nuk mund të kërkojmë reciprocitet pasi e njëjta nuk është parashikuar në Kushtetutën bullgare, kryeministri Zaev u përgjigj se përfshirja e qytetarëve me përkatësi etnike bullgare në Kushtetutë absolutisht asnjëherë nuk ka qenë problem për vendin tonë dhe nuk beson se është problem tani. “Kushtetuta jonë e njeh diversitetin në karakterin etnik dhe ajo i numëron maqedonasit, shqiptarët, serbët, turqit, romët, vllehtë, boshnjakët dhe të tjerët. Kushtetuta jonë është strukturuar pikërisht mbi këtë parim. E kam thënë disa herë ndërsa edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, ne nuk kemi problem t’i shtojmë kroatët dhe malazezët dhe bullgarët a edhe të tjerë nëse mendojnë se duhet të shtohen. Por, gjithsesi kjo nuk do të thotë se për momentin ne duhet ta hapim Kushtetutën për shkak të këtyre çështjeve”, tha Zaev.

Më të lexuarat