BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Rajoni

BE dhe NATO thirrje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, kërkojnë që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen te dialogu në Bruksel

BE dhe NATO thirrje për të ulur tensionet në veri të

Sot vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat nga qeveria e Kosovës ka hyrë në javën e dytë, ndërkohë që në vend që situata të ç’tensionohej dhe çdo gjë t’i kthehej realitetit, incidentet paralajmërojnë një tendencë në rritje të provokimeve ndaj palës shqiptare. Prej një jave tashmë dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë mbeten të bllokuara nga qytetarët serbë, mëngjesin e së dielës është raportuar për fluturime të avionëve serbë pranë kufirit. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Bashkimi Europian me anë të kryediplomatit të BE, Josep Borrell ndërsa NATO ka aktivizuar zyrtarët më të lartë në përpjekje që të zbutin situatën dhe retorikat mes politikanëve serbë dhe kosovarë. Borrell ka kërkuar që të dy shtetet të ç’tensionojnë situatën në terren, duke bërë me dije se çdo provokim  apo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, konsiderohet i papranueshëm. “Si liderët e Kosovës, ashtu edhe ata të Serbisë janë përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë e komuniteteve lokale. Këtë qëndrim ia kam bërë të ditur edhe presidentit serb, Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti gjatë bisedave të zhvilluara kësaj jave”, tha ai. Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme theksoi se unioni si lehtësues i dialogut është e vetmja platformë e cila mund të merret me adresimin e kësaj situate dhe çështjeve të tjera të hapura mes dy shteteve. Borrell ka bërë me dije se është duke e vëzhguar nga afër situatën në veri të Kosovës. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis Palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat, dhe unë i nxis fuqimisht Kosovën dhe Serbinë që ta përdorin atë”, thuhet në deklaratën e Borrell. Më tej zyrtari evropian ka sqaruar se presin që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të tyre. “Kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, e cila është e nevojshme që të dy të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, tha ai. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg njoftoi me në postim në Twitter se ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç mbi situatën. “Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkroi Stoltenberg.

Kurti takime me opozitën

Ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë në vend në lidhje me situatën në veri. Kurti u takua me kreun e LDK Lumir Abdixhiku dhe liderin e PDK Memli Krasniqi. Ramush Haradinaj, lideri i AAK nuk mori pjesë në takim pasi pretendoi se në orën që u paraqit në zyrën e Kurtit, ky i fundit nuk ishte aty. “Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial. Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, ka shkruar pas takimit me Kurtin, kreu i LDK, Abdixhiku. Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë në veri. Ndërkohë, kreu i PDK, Krasniqi tha se në takim janë informuar në lidhje me situatën në veri dhe ka sqaruar se ka kërkuar nga Kurti që të marrë masa për zbatimin e ligjshmërisë, garantimin e sigurisë së Policëve dhe zyrtarëve tjerë të Republikës së Kosovës si dhe të gjithë qytetarëve të komunave veriore pa dallim.

“Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është obligim kushtetues. Në ushtrimin e sovranitetit tonë kushtetues, organet e rendit dhe ligjit duhet ta kenë përkrahjen e të gjithëve”, deklaroi ai. Ndërkohë dyshimet për përfshirje të Rusisë në situatën në veri janë shtuar dhe më tepër, sipas sinjalizimeve se dje njësitë e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën i kanë inspektuar ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko dhe i dërguari i Kremlinit Aleksandar Zinçenko. Një tjetër dyshim lidhet me synime destabilizuese të Serbisë në rajon, lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.