Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE dhe SHBA, Kuvendit të Kosovës: Miratoni me procedurë të përshpejtuar ligjin për amnistinë

BE dhe SHBA, Kuvendit të Kosovës: Miratoni me procedurë të përshpejtuar ligjin për amnistinë

Postuar: 11/07/2013 - 12:05

Janë shtuar në masë thirrjet për miratimin e ligjit për amnistinë. Marrëveshja e 19 prillit kërkon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të miratojë me procedurë të shpejtuar Ligjin mbi Amnistinë. Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar miratim të shpejtë të këtij ligji. “Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prezentë në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i projektligjit për amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë. Ky ligj, thuhet në deklaratë, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike, që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë. Deklarata mirëpritet debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë, por tani kërkohen hapa drejt miratimit. “Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnesti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thuhet në deklaratë, të cilën e ka lëshuar Zyra e BE-së në Kosovë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.
 

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është

Postuar: 07/12/2019 - 15:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit s

Postuar: 07/12/2019 - 15:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi.