Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE: Duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi

Postuar: 19/05/2019 - 08:05

Në një prononcim të dhënë për mediat kosovare, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, tha dje se BE beson se duhet të ketë përgjegjësi nga të gjitha palët për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Reagimi i saj në një kohë tensionesh e replikash mes Kosovës e Serbisë për krimet e luftës apo mohimet e tyre, i jep një nxitje të rëndësishme nismës së Kosovës për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Serbisë në Kosovë. “Pozita e qartë e BE është se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunim kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiç. Zëdhënësja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thekson më tej  se ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima, familjet e të cilave janë në kërkim të drejtësisë, prandaj presin hapa konkretë. Kocijançiç shtoi se liderët politikë në rajon duhet të kontribuojnë për stabilitet dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura dhe çështjeve nga e kaluara. “Udhëheqësit politikë në rajon duhet të kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve bilaterale dhe trashëgiminë e së kaluarës. Kjo po ashtu përfshin shmangien dhe dënimin e çfarëdo deklarate apo veprimi që do të nxiste tensionet ndëretnike”, ka theksuar në fund Kocijançiç.

Asgjë nuk e ndal iniciativën për formimin e Tribunalit

Vetëm një ditë më parë Kuvendi miratoi rezolutën për gjenocidin dhe krimet serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa iniciatori i krimit të tribunalit të posaçëm, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se megjithëse ka pasur tentativa për pengesa, nisma nuk do të ndalet. “Kam pasur shumë thirrje, mesazhe dhe kam takuar përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës të cilët kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalen iniciativa për themelimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Të gjithë jemi dëshmitar se që nga momenti kur kam nisur këtë iniciativë për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë Serbinë dhe kriminelet serb për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptik, ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtar. 20 vjet të kaluara mbase mund të vihen në dyshim se a mund të dokumentohet e vërteta e gjenocidit serb mbi popullatën tonë. Po, gjurmët e gjenocidit janë çdokund në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Gjenocidi nuk është një foto

Veseli komentoi më tej se gjenocidi serb në Kosovë nuk e ka bazën tek një foto, as tek një person, por tek politika shtetërore serbe e cila sipas tij ka kryer krime në mënyrë të planifikuar, sistematike dhe një hierarkike të qartë politike, ushtarake dhe policore. “Tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar, në mesin e tyre mbi 1230 fëmijë të vrarë, Vasfijës dhe mijëra grave të dhunuara. Dëbimin e dhunshëm të mbi një milion shqiptarëve, shkatërrimet e gjithë pasurisë sonë private, dhe pasurisë publike, por edhe pasojave traumatike që edhe dje edhe sot i përjeton kombi ynë. Këto janë faktet dhe arsyet mbi të cilat do të ngritët ky Tribunal. A duhet të jetë më i fort dyshimi, ndrydhja, frika, apo duhet të jetë më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë. Sot dua të përçoj edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin për Tribunalin Ndërkombëtar për krime dhe gjenocidin serb. Kjo iniciativë nuk do të ndalet, nuk mund ta ndal askush. Nuk ka forcë që do ta ndal të vërtetën për popullin tonë.”, ka theksuar ai.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:03

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Turqi, ka zhvilluar mbrëmë një takim katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll.
 

Postuar: 20/06/2019 - 14:49

Dje kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të largojë nga të gjit

Postuar: 20/06/2019 - 12:52

Vendimi i djeshëm i Kadri Veselit për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjith

Postuar: 19/06/2019 - 15:29

Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) ka realizuar një anketë të mendimit publik për një peri

Postuar: 19/06/2019 - 15:17

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për heroin anti-otoman Goce Dellçev.

Postuar: 19/06/2019 - 15:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me shqetësim i ka lexuar konkluzionet zhgënjyese të Këshill

Postuar: 19/06/2019 - 15:00

Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut sot tha se duhet “ti përveshim duart, të vazhdojmë