BREAKING NEWS

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e selisë, arrestohet autori që gjuajti në takimin e PD-së, zbardhet shkaku që situata degradoi në nxjerrjen e armëve

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e
x
BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x

Rajoni

BE e paaftë të zgjidhë tensionet e forta në Veri, ndërhyrja e SHBA qetëson gjakrat mes Serbisë dhe Kosovës, Albin Kurti kërkon që të korrigjohet gabimi i spanjollit Borrell në Bruksel

BE e paaftë të zgjidhë tensionet e forta në Veri,

Bashkimi Evropian vulosi dy ditë më parë paaftësinë për të zgjidhur tensionet e forta mes Serbisë dhe Kosovës. Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, BE tregoi se nuk mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nuk janë njerëzit që mund t’ia dalin. Rezultatet në fund kanë treguar se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i qetësojnë gjakrat mes Serbisë dhe Kosovës. Kreu i qeverisë së Kosovës, Kurti ka mundur të negociojë duke u dhënë 48 orë kohë para aplikimit të fazës së dytë me 150 euro gjobë, pra ka rënë dakord për propozimin e SHBA-ve.

Ndërhyrja e SHBA qetëson gjakrat

Kurti aprovoi propozimin e SHBA-ve duke theksuar se është kënaqësi të bashkëpunosh me Uashingtonin përmes një statusi në Twitter ku thotë se është i lumtur të bashkëpunojë me SHBA dhe BE për zgjidhjen e tensioneve brenda dy ditëve të ardhshme. "E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin. E pranoj kërkesën e tij që vendimi të shtyhet për 48 orë të tjera për fazën e gjobitjes së targave ilegale. I lumtur të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dy ditëve të ardhshme", shkroi ndër të tjera Kurti. Hovenier bëri të ditur se SHBA-të ishin të shqetësuara që Beogradi dhe Prishtina nuk kishin arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës dhe tha se SHBA-të i kishin kërkuar qeverisë në Prishtinë që të shtyjë aplikimin e gjobave për 48 orë, në mënyrë që për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të vazhdojnë të angazhohen në gjetjen e një zgjidhjeje. Që prej 1 nëntorit, qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa “RKS”, ndonëse afati i fundit për ndalimin e qarkullimit të mjeteve me targa serbe ishte fundi i shtatorit, por u shty me kërkesë të ndërkombëtarëve.

Kurti: Duhet të korrigjohet gabimi i Borrell

Kryeministri i Kosovës, gjithashtu ka thënë se që nga takimi i fundit në kuadër të bisedimeve që kanë pasur në Bruksel, nuk ka komunikuar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.“Që prej se përfundoi takimi i fundit në kuadër të bisedimeve 8 orëshe që kemi pasur, unë nuk kam komunikuar me Borrell, i cili me keqardhje ritheksoj, e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-së duke thënë “le të kemi një marrëveshje për targat’”, ka deklaruar Kurti.

Çfarë fshihet pas kërcënimeve të Borrell?

Shefit i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës. Deri këtu është çdo gjë normale. Por që ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë nga vendi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një problem i madh. Spanja. Ky shtet është vendi që mban nën pushtim dy popuj të vjetër të Evropës, katalunjasit dhe baskët, prandaj nuk është për t’u habitur se nuk e përkrahë pavarësinë e Kosovës. Në reagimin e tij, Kurti e tha qartë se Borrell nuk pranoi të diskutohej fare njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti tha pas takimit katastrofik të Brukselit se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit 2023, për të finalizuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte edhe njohjen reciproke. Ai iu referua një propozimi shumë të përfolur, të cilin Brukseli e ka hartuar me mbështetjen e Francës dhe të Gjermanisë. Pretendimet e tij, megjithatë, u hodhën poshtë nga Brukseli. Nga ana tjetër, spanjolli Borrell bëri një paralajmërim kërcënues për Kosovën. “Do t’i informoj shtetet anëtare të BE-së, partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”, tha ai.