BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

BE e prerë me Beogradin: Elementi kyç për integrimin evropian të Serbisë është dialogu me Kosovën

BE e prerë me Beogradin: Elementi kyç për integrimin evropian

Ndërkohë që takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve nuk solli asnjë rezultat, dialogu shihet si një pikë kyçë në anëtarësimin evropian të dy vendeve. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi. Ai ka bërë me dije se elementi kyç për integrimin evropian të Serbisë në Bashkimin Europian është vetëm vijimësi dhe përfundimi i dialogut me Kosovën. Në një prononcim për televizionin publik serb, zoti Fabrizi, theksoi se kushtet që Brukseli i ka vënë Serbisë janë konstante dhe nuk ndryshojnë. “Raundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të gjitha të vështirët. Të dy palët duhet t’i përkushtohen dialogut. Dialogu është një element kryesor për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ekziston një interes i madh që dialogu të ketë sukses, kurse BE është duke bërë më të mirën që kjo të realizohet”, është shprehur Fabrizi. Duke iu përgjigjur kritikave se kushtet për t'u bashkuar me BE duken si një objektiv në lëvizje, Fabrizi pretendon se kushtet në Bruksel janë të qëndrueshme dhe nuk ndryshojnë, dhe se në këtë moment ka qartësi të mjaftueshme në rrugën evropiane të Serbisë. “Dihet se për çfarë bëhet fjalë - dialogu me Kosovën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimet publike, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet punuar. Vendet anëtare thanë në konferencën ndërqeveritare se ende nuk ka hapje të grupeve të reja, por që gjërat po lëvizin në një drejtim pozitiv”, shpjegoi ai. Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së ka prekur edhe çështjen e ‘Mini-Shengen-it’ Ballkanik. “Procesi i anëtarësimit në BE lehtëson shumë mundësinë që Brukseli të merret me të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor dhe që gjithçka të jetë në përputhje me standardet evropiane”, thotë Fabrizi. Ai megjithatë është shprehur se e vlerëson si dialogun ndërpartiak brenda Serbisë për kushtet e zgjedhjeve, dialog i cili ndërmjetësohet nga anëtarët e Parlamentit Evropian.

Spanja refuzon njohjen

Ministria e Jashtme spanjolle ka deklaruar se njohja e Republikës së Kosovës nuk është në planet e saj, duke shuar kështu shpresat që një nga pesë shtetet pjesë e bllokut evropian të cilat ende nuk e kanë njohur, të hiqte dorë nga qëndrimi i deritanishëm. Në përgjigjen e Ministrisë spanjolle, thuhet se ajo çka mund të sjellë një ndryshim të këtij qëndrimi është epilogu i dialogut ndërmjet palëve. “Spanja mban qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbron nevojën që çështja të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë rast, ne e konsiderojmë rifillimin e Dialogut si një lajm të mirë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme spanjolle.

Më të lexuarat